RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Për një vit u raportuan 39 raste të dhunës ndaj fëmijëve në shkolla

per-nje-vit-u-raportuan-39-raste-te-dhunes-ndaj-femijeve-ne-shkolla

Bullizmi mbetet një nga dukuritë më të përhapura në botë, e që është mjaftë i theksuar dhe në shkollat tona. Por shqetësuese mbeten dhe rastet e dhunës në shkolla. Të dhënat zyrtare tregojnë se raportimi i dhunës në shkolla vazhdon të mbetet i ulët. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) vitin e kaluar shkollor, janë raportuar 39 raste të raportuara të formave të ndryshme të dhunës, ndërkaq në këtë gjysmë vjetor janë raportuar 19 raste.

Ndërsa zyrtarë nga Komuna e Prishtinës, kanë thënë se janë duke u marrë me çështjen e sigurisë në shkolla , madje sipas drejtoreshës së arsimit në këtë komunë, Besianë Musmurati, si hap i parë ka filluar vendosja e kamerave nëpër shkolla.

“Po ne kemi filluar me planin për siguri në shkolla që veç se jemi në përfundim e sipër. Edhe aty do t’i listojmë të gjitha masat, të cilat mendojmë se duhet të merren për tu zbutur dhe për të rrit sigurinë në shkolla. Për neve si problematikë është siguria e fëmijëve. Është shumë e rëndësishme edhe sigurisht edhe siguria emocionale, është po aq e rëndësishme nëse jo edhe më e rëndësishme. Bullizimi është një fenomen në rritje globalisht, jo vetëm në Prishtinë në Kosovë, por është diçka që e gjithë bota po ballafaqohet. Sidomos tash pas mbylljes të gjata të pandemisë. Do ta trajtojmë patjetër. Do të krijojmë manuale të cilat duhet të përdoren nga secili mësimdhënës në Komunë e Prishtinë që ta dijë ti identifikoj rastet e bullizmit. Dhe të dijë si ta trajtoj rastin e bullizmit. Këtë do ta bëjmë përmes krijimit të disa procedurave standarde të operimit, që kemi mi shpërnda mandej në secilën shkollë në mënyrë që secili ta dijë rolin e vet”, tha ajo.

Ajo madje thotë se do të mundohen që të aplikojë modele sa më të mira dhe të përshtatshme për vendin tonë. Ndërkjaq pohon se nuk duhet të merren modele të vendeve që nuk adaptohen tek ne.

“Lajmi i mirë është që kemi punësuar për herë të parë në Komunë e Prishtinës 25 psikolog shkollor, që kanë filluar punën në janar. Ata do ta luajnë rolin e vet që ju takon edhe me kontratë të punës që me të vërtet të ju ndihmojmë fëmijëve”, tha Musmurati.

Ndërsa nga zyra për komunikim e MASHT-it, kanë thënë se bullizmin e kanë trajtuar brenda kornizave të përgjithshme të politikave për parandalim dhe referim të dhunës në shkolla.

” MASHTI, fillimisht e ka sanksionuar dhunën me infrastrukturën e vet ligjore dhe si tematikë e ndjeshme, dhuna është pjesë integrale e kurrikulave arsimore në të gjitha nivelet e arsimit. Së fundi kemi punuar ngushtë me inspektoratin e arsimit dhe me drejtoritë komunale që të rritet mbikëqyrja dhe llogaridhënia, për çka kemi punuar edhe module të veçanta në ngritjen e kapaciteteve të inspektoratit dhe komunave”, thuhet në përgjigjen e MASHT.

Sipas MASHT, aktualisht janë100 psikologë të punësuar në shkolla. Psikologët janë mjaft aktiv, por që nuk mjafton vetëm angazhimi i tyre sepse trajtimi i bullizmit dhe përgjithësisht dhunës kërkon qasje proaktive nga të gjithë brenda institucionit.

Po ashtu zyrtarët nga MASHT, kanë thënë se do të rrisin numrin e inspektorëve si dhe do të rris kapacitetet për mbikëqyrje dhe rritje të llogaridhënies.

Ndërsa, Petrit Çollaku, zyrtarë për informim nga Avokati i Popullit, ka thënë se Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) nuk ka kryer ndonjë hulumtim gjithëpërfshirës lidhur me bullizmin dhe nuk posedon të dhënat e plota për numrin e rasteve të bullizuara nëpër shkollat publike.

“Mirëpo ajo çka mund të theksoj se dhuna në mjediset e shkollës (në të gjitha format e saj) është një shkelje e të drejtave të fëmijëve për arsim, shëndet dhe mirëqenie. Të gjitha format e dhunës dhe keqtrajtimit rrezikojnë dhe dëmtojnë integritetin fizik, mental dhe moral të fëmijës dhe janë në kundërshtim edhe me Konventën për të Drejtat e Fëmijës, Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Për më tepër edhe Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës,obligon institucionet të zhvillojnë dhe zbatojnë politika dhe programe me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së fëmijës, parandalimit të rrezikut për jetën dhe çfarëdo lloj dhune”, ka thënë Çollaku.

Sipas tij, IAP në vazhdimësi në kuadër të mandatit të tij kushtetues dhe ligjor i trajton të gjitha ankesat që vinë lidhur me pretendimet për shkeljet e të drejtave të fëmijëve dhe natyrisht aty ku konstaton se ka shkelje u rekomandon institucioneve përgjegjëse marrjen e veprimet përkatëse ligjore.

Related posts

Ush’tria iz’raelite shkatërroi më shumë se 25 kilometra rrugë në Jenin

admin

Dezinformatat dhe diskursi që mund t’u fryjnë tensioneve në veri

admin

Peci: Nënshkrova vendimin për lirimin e pronës së Institutit Bujqësor të Kosovës në Prishtinë

rezart morina