RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pretendohet se inteligjenca greke ka përgjuar shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Greqisë

pretendohet-se-inteligjenca-greke-ka-pergjuar-shefin-e-shtabit-te-pergjithshem-te-greqise

Pretendohet se shefi i shtabit të ushtrisë greke, Konstantinos Floros, është përgjuar nga Shërbimi i Inteligjencës Greke (EYP) dhe se ky përgjim nuk ishte për qëllime të sigurisë kombëtare, por për të mbledhur informacione për jetën e tij private, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e gazetës “Documento” në Greqi, rreth raportit të përgjimit të Floros nga EYP pretendohet se gjysmën e pagesës së shtëpisë me vlerë prej 1.200.000 eurosh nuk e ka deklaruar.

“Floros nuk u përgjua vetëm nga telefoni. EYP gjithashtu shkoi për një ndjekje më të gjerë dhe mbledhje informacioni rreth jetës së tij private”, thuhet në lajm.

Pretendohet se Floros nuk kishte marrëdhënie të mira me ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos dhe me politikanët në përgjithësi, dhe se raporti i ishte dorëzuar edhe Kryeministrisë në qershor 2022.

Në lajm pretendohet se ishin përfshirë edhe bisedat e Floros për sistemet e armëve që Greqia po mendon të blejë nga Izraeli.

– Opozita kërkon zbardhjen e akuzave

Partia kryesore e opozitës, Aleanca e Majtë Radikale SYRIZA, i kërkoi kryeministrit grek, Kiryakos Mitsotakis, të shpjegonte pse figurat e shquara të Forcave të Armatosura Greke po përgjohen.

Në deklaratë thuhet: “Cila është arsyeja që EYP përgjon Shefin e Shtabit, simbolin e sigurisë kombëtare dhe emrin e kreut të programeve të armatimit?”, dhe u kërkua zbardhja e akuzave.

– Mohimi i akuzave nga Shtabi i Përgjithshëm i Greqisë

Në një deklaratë të bërë nga Shtabi i Përgjithshëm grek, akuzat u cilësuan si “përpjekje për të minuar prestigjin moral të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm në një kohë veçanërisht kritike për vendin”.

Në deklaratë u tha se pasuritë e Floros dhe familjes së tij ishin të regjistruara në organet zyrtare të parashikuara nga ligji, si dhe u interpretuan si “shpifje” akuzat për çështjet financiare.

– Akuzat për shantazh

Zëdhënësja e SYRIZA-s, Popi Tsapanidou, në një deklaratë tha: “Floros në përgjigjen e tij nuk e mohon se është përgjuar nga EYP. Gjithçka që ai na thotë është se akuzat nuk do të prishin marrëdhëniet e besimit me ata që e përgjojnë. Shpresojmë që së shpejti do të zbulojmë nëse kjo është një marrëdhënie besimi apo shantazh”.

Duke i bërë thirrje kryeministrit Mitsotakis që t’i përgjigjet akuzave në lidhje me përgjimet, Tsapanidou tha: “A e përgjuat Floros-in për sigurinë kombëtare apo për t’i shantazhuar vendimet e tij në lidhje me programet e armëve që kushtojnë miliona euro?”.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Yanni Ikonomou, i mohoi akuzat dhe argumentoi se qeveria ka besim të plotë ndaj zyrtarëve të Forcave të Armatosura Greke.

– Skandali i përgjimeve

Skandali i përgjimeve në Greqi doli në pah në muajin prill pasi në celularin e gazetarit grek Thanasis Kukakis u zbulua programi spyware “predator”.

Në lajmet në mediat greke u pretendua se janë përgjuar telefonat e shumë politikanëve, zyrtarëve, gazetarëve dhe biznesmenëve të rëndësishëm, mes të cilëve ish-kryeministri Andonis Samaras, ministri i Jashtëm, Nikos Dendias dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Konstandinos Floros.

Related posts

Presidentja Osmani pret partitë për konsultime për datën e zgjedhjeve në veri

admin

Përfaqësuesit e Listës Serbe takohen me Vuçiqin në Beograd

admin

Deputeti gjerman i reagon Escobarit pas deklaratës për dy kushte tjera që Kosova të anëtarësohet në KiE

rezart morina