RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Sizmologët paralajmërojnë lëkundje tjera në Shqipëri

sizmologet-paralajmerojne-lekundje-tjera-ne-shqiperi

Dhjetëra pasgoditje janë regjistruar gjatë natës dhe vazhdojnë edhe sot, pas tërmetit me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter që lëkundi Shqipërinë në orën 22:37 të së dielës.

Epiqendra ka qenë në Klos, aty ku janë ndjerë këtë paradite lëkundje me shkallë deri në 3.7 të shkallës Rihter.

Sizmologu Edmond Dushi shpjegon se lëkundjet do të vazhdojnë pasi kemi të bëjmë me një çlirim energjie.

“Pasgoditjet janë normale, tregon që zona është duke u çliruar. Ka një numër të konsiderueshëm pasgoditjesh. Luhatja e magnitudës tregon se do të kemi akoma lëkundje të tjera”, thotë Dushi.

Sipas tij, mund të ketë pasgoditje që mund të theksojnë dëmet në shtëpinë që janë të dëmtuara.

“Ka pasur tërmete me shkallë nga 3.9 deri në më pak se 1. Kemi një riçlirim energjie që e ka rritur magnitudën në 3.7. Kjo tregon se zona ka energji dhe do të ketë akoma lëkundje të tilla që do të ndjehen në disa qytete”, përfundon ai. /TCH/

Related posts

“Në grumbullin e hirit të historisë”- Rusia e lumtur me rezultatet e zgjedhjeve të BE-së

admin

Shqipëri, prezantohet plani i shërbimit satelitor

admin

Politikani palestinez: “Biden i dha dritën jeshile Netanyahut për të pushtuar Rafah-n”

rezart morina