RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Itali, pas 30 vitesh arrestohet bosi më i kërkuar i mafias, Matteo Messina Denaro

itali,-pas-30-vitesh-arrestohet-bosi-me-i-kerkuar-i-mafias,-matteo-messina-denaro

Forcat italiane të sigurisë arrestuan në Palermo një nga bosët më të kërkuar të mafias italiane, Matteo Messina Denaro, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia italiane ka arrestuar bosin më të kërkuar të mafias në vend, i cili ishte në arrati prej tre dekadash. Thuhet se ai ishte kreu i mafies siciliane Cosa Nostra.

Ai u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm për rolin e tij në vrasjen e vitit 1992 të prokurorëve antimafia, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.

Denaro po përballet gjithashtu me një dënim të përjetshëm për pjesëmarrjen e tij në sulmet me bomba në Firence, Romë dhe Milano në vitin 1993, ku mbetën të vrarë dhjetë persona.

Related posts

Spanjë: Qindra emigrantë në radhë për skemën shtetërore të qëndrimit të ligjshëm

Kushtrim Guraj

Kurti për ndërhyrjen e NATO-s: Mirënjohës liderëve botërorë dhe vendeve të përfshira

admin

Specialja del me sqarim: Kërkohet 45 vjet burgim për secilin të akuzuar

Kushtrim Guraj