RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin për luftën në Ukrainë: Fitorja është e garantuar

putin-per-luften-ne-ukraine:-fitorja-eshte-e-garantuar

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të mërkurën se kompleksi i fuqishëm ushtarak-industrial i Rusisë po rrit prodhimin dhe sipas tij, është një nga arsyet kryesore pse Rusia do të mbizotërojë në Ukrainë, raportoi të mërkurën Reuters.

Duke folur me punëtorët në një fabrikë në Shën Petersburg që prodhon sisteme të mbrojtjes ajrore, Putini tha se prodhimi i përgjithshëm i pajisjeve ushtarake po rritej, por rritje ka shënuar edhe kërkesa për të për shkak të asaj që ai e quan “operacion ushtarak special” i Rusisë në Ukrainë.

“Për sa i përket arritjes së rezultatit përfundimtar dhe fitores që është e pashmangshme, ka disa gjëra. Është uniteti dhe kohezioni i popullit rus, guximi dhe heroizmi i luftëtarëve tanë dhe sigurisht puna e kompleksit ushtarak-industrial dhe fabrikave si tuajat dhe njerëzve si ju”, ka thënë Putini. “Fitorja është e garantuar, nuk kam asnjë dyshim për këtë”, shtoi ai.

Putini tha se kompanitë ruse të armëve prodhonin pothuajse të njëjtin numër raketash anti-ajrore si pjesa tjetër e botës së bashku, dhe tre herë më shumë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /koha

Related posts

U mbajt takimi përgatitës për krijimin e “Bibliotekës familjare” të Bashkësisë Islame të Kosovës

rezart morina

Bundestagu ndryshon ligjin: Ata që kanë jetuar 5 vjet në Gjermani mund të marrin leje qëndrim të përhershëm

admin

Bullgaria do të mbajë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme më 2 prill

admin