RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shirat e dendur shkaktojnë përmbytje në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi

shirat-e-dendur-shkaktojne-permbytje-ne-bosnje-e-hercegovine-dhe-serbi

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut janë regjistruar përmbytje në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) dhe Serbi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Departamenti i Mbrojtjes Civile të Federatës së BeH-së thuhet se ka pasur përmbytje në Konjic, në jug të vendit për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që ka qenë efektiv mbrëmë dhe niveli i ujit është rritur në lumenjtë Neretva dhe Trebizat.

Përmbytjet kanë ndodhur në disa zona në Konjic ndërsa shumë shtëpi janë përmbytur në qytete të tjera në jug të vendit.

Në kryeqytetin Sarajevë, bodrumet e disa shtëpive janë përmbytur si pasojë e reshjeve gjatë natës ndërsa niveli i ujit është rritur në lumin Miljacka, i cili kalon nga qendra e qytetit.

Instituti Meteorologjik i Federatës së BeH-së paralajmëroi se reshjet e dendura të shiut do të vazhdojnë edhe sot në pjesët jugore dhe jugperëndimore të vendit.

Derisa reshjet e shiut në Serbi kanë përfshirë qytetin e Sjenicës në jugperëndim të vendit, thuhet se shumë shtëpi janë përmbytur si pasojë e derdhjes së lumit Grabovica.

Drejtori i Ujësjellësit të Serbisë, Goran Puzoviq tha se reshjet do të vazhdojnë edhe sot dhe se niveli i ujit në lumenjtë në jug të vendit është rritur.

Sindikata e Meteorologjisë ka paralajmëruar qytetarët duke theksuar se në pjesët jugore të Serbisë ka pasur alarm të kuq për shkak të reshjeve dhe erërave të forta.

Related posts

Presidenti gjerman Steinmeier mbërrin në Stamboll për vizitën e tij në Turqi

admin

Ish-kryeministri pakistanez dënohet me 10 vjet burgim

rezart morina

Burundi shpall shpërthimin e kolerës

rezart morina