RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Blinken: Suedia dhe Finlanda janë gati t’i bashkohen NATO-s

blinken:-suedia-dhe-finlanda-jane-gati-t’i-bashkohen-nato-s

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken pas takimit me ministrin e Jashtëm të Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu ka diskutuar me homologët e tij nga Finlanda dhe Suedia për situatën e fundit lidhur me anëtarësimin e dy vendeve në NATO, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price deklaroi se Blinken bisedoi me ministrin e Jashtëm të Finlandës, Pekka Haavisto dhe ministrin e Jashtëm të Suedisë, Tobias Billström.

Price tha se Blinken në bisedën e tij me dy ministrat ka përsëritur mbështetjen që SHBA-ja jep për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO dhe ka vënë në dukje angazhimin e tyre në partneritetin dypalësh dhe transatlantik me këto vende.

“Sekretari Blinken ka thënë se Suedia dhe Finlanda janë gati t’i bashkohen NATO-s. SHBA-ja u bën thirrje aleatëve të tjerë që të miratojnë shpejt bashkimin e dy vendeve (në NATO)”, tha Price.

Ka tërhequr vëmendje se sekretari amerikan ka biseduar me ministrat suedez dhe finlandez menjëherë pas vizitës që ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu zhvilloi në Washington.

Një nga çështjet që u diskutuan në takimin e Mekanizmit Strategjik SHBA-Türkiye ishte edhe anëtarësimi i këtyre dy vendeve në NATO.

Related posts

“Patëm një diskutim të mirë”, Escobar flet pas takimit me Kurtin: Kryeministri më premtoi se…

admin

Angli: Bie me 20% numri i emigrantëve ilegalë

rezart morina

Ish-analisti i NATO-s: Izraeli do t’i shohë sulmet e Iranit me raketa dhe drone si një akt lufte

admin