RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria në detyrë mbrëmë ka mbajtur mbledhje elektronike – këto janë vendimet e miratuara

qeveria-ne-detyre-mbreme-ka-mbajtur-mbledhje-elektronike-–-keto-jane-vendimet-e-miratuara

Qeveria në detyrë ka emëruar Ragmi Dalipin, Drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.

Në mbledhjen elektronike të mbajtur të martën në mbrëmje, qeveria ka miratuar edhe vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të menaxhuara dhe të administruara nga AKP-ja, të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve të mëposhtme të Komunës së Gjakovës:

Administrimi i objektit të ish-“Bankos”-it për nevoja të administratës së Komunës së Gjakovës, Zona Gjakovë-Qytet, dhe Ndërtimi i Fushës së Futbollit dhe hapësirave rekreative për fshatin Trakaniq dhe fshatrat rreth zonës Trakaniq, Zona Kadastrale Trakaniq.

Poashtu është miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 118 të datës 03.04.2026 për emërimin e Komisionit për shqyrtimin dhe vendosjen e zyrtarizimit të gjendjes faktike dhe mospërputhjeve me Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme, sipas të cilit znj. Ervina Gashi, nga Zyra e Kryeministrit, zëvendësuese e anëtarit, zëvendësohet nga znj. Besnike Mehmeti, nga Zyra e Kryeministrit, zëvendësuese e anëtarit.

Related posts

Politico: SHBA rishikon dislokimin e raketave Tomahawk në Gjermani, frikë nga reagimi i Rusisë

admin

Rutte telefonatë me Trump për çështjen e Groenlandës: Mezi pres ta takoj presidentin në fundjavë

RTI

Doli hafëzja e parë e Akademisë së Kur’anit “Hifdh Kids”

Muhamet Ramadani