RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Reagim ndaj Suedisë, lexohet Kuran në 90 mijë xhami të Turqisë

reagim-ndaj-suedise,-lexohet-kuran-ne-90-mije-xhami-te-turqise

Në të gjitha xhamitë në mbarë vendin u organizua program për leximin e Kuranit, pas thirrjes që bëri kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Ali Erbaş pas djegies së Kuranit para ambasadës së Turqisë në Stokholm.

Gjatë kohës së namazit të sabahut në 90 mijë xhami në gjithë Turqinë u lexua Kuran dhe u bë lutje me qëllim reagimin ndaj djegies së Kuranit para ambasadës së Turqisë në Stokholm të Suedisë.

Në të gjitha xhamitë në mbarë vendin u organizua program për leximin e Kuranit, pas thirrjes që bëri kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Ali Erbaş, pas djegies së Kuranit para ambasadës së Turqisë në Stokholm.

Kreu i Diyanetit, Erbaş mori pjesë në programin që u zhvillua në xhaminë Hacı Bayramı Veli dhe ai lexoi suren el-Fet‘h dhe më pas bëri lutje.

Më pas Erbaş drejtoi faljen e namazit të sabahut.

– “Ata që nuk e njohin Kuranin nuk hezitojnë të jenë armiqësorë ndaj tij.”

Në një fjalim pas namazit, Erbaş vuri në dukje se ajeti që lexoi ka kuptimin se “O Muhamed (s.a.v.) ne ta zbritëm ty Kuranin që t‘i nxjerrësh njerëzit nga errësira në dritë” dhe më tej ai shpjegoi procesin e zbritjes së Kuranit.

Duke vënë theksin se Kurani duhet të mësohet në mënyrën më të mirë, Erbaş tha se “Njerëzit që nuk e dinë, nuk e njohin Kuranin, nuk hezitojnë të jenë armiqësorë ndaj tij. Sikur ta njihnin, ta hapnin e ta lexonin atë. Ne për këtë duhet të përpiqemi, që të tregojmë përpjekje t’ua shpjegojmë Kuranin më shumë njerëzve”.

Nga aty ai i bëri thirrje botës duke kujtuar se Kurani është një libër i dërguar për gjithë njerëzinë dhe jo i dërguar vetëm për myslimanët.

“Njiheni, kuptojeni Kuranin dhe bëhuni mik dhe jo armik me të. Sepse Kurani është një libër shpëtues për të gjithë ne”, tha Erbaş i cili theksoi se Islami është fe e mëshirës, begatisë dhe paqes.

“Islami është bekimi më i madh që i është dërguar njerëzimit dhe botës”, tha Erbaş duke shprehur se dëshiron që nga ky bekim të përfitojnë të gjithë njerëzit.

“Si të gjithë njerëzit, ne duhet të jetojmë duke respektuar besimin, librin, racën dhe sektin e njëri-tjetrit”, shtoi më tej Erbaş në fjalën e tij. /trt

Related posts

Polonia merr rol kyç në luftën e Rusisë ndaj Ukrainës

admin

Begaj: Anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut, thelbësor për stabilitetin e rajonit

RTI

Gazë, zbulohen 80 trupa të palestinezëve në varrezat masive të spitalit al-Shifa

rezart morina