RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti tregohet i ashpër me SBASHK-un, i quan sindikalistë të PAN-it

kurti-tregohet-i-ashper-me-sbashk-un,-i-quan-sindikaliste-te-pan-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas votimit në zgjedhjet e brendshme të LVV-së, ka folur për grevën në arsim.

Kurti ka thënë se të gjitha ofertat që ka bërë Qeveria e Kosovës janë refuzuar nga sindikatat.

Para gazetarëve i pari i Qeverisë ka thënë se “sindikalistëve të PAN-it iu ka ndaluar koha në qershorin e vitit 2017”.

“Kurs kundër Qeverisë së progresit e shpresës, prej sindikalistëve të PAN-it të cilëve iu ka ndaluar sahati më 5 qershor të vitit 2017. Aty u ka ngelur sahati sindikalistëve të PAN-it dhe duan t’i bëjnë shërbim PAN-it në opozitë, duke bërë grevën armë kundër Qeverisë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka bërë thirrje që të filloj mësimi, derisa ka shtuar se shkolla është shteti.

“Mësimi duhet të fillojë sa më parë, është dashur të fillojë më 1 shtator. Nuk duam të bojkotohet shteti, sepse shkolla është shteti. Të gjitha ofertat tona për Këshillin Grevist dhe Sindikatën e Arsimit nuk kanë vlejtur, u refuzuan. Për të ardhur keq se si shkollimi në Kosovë po mbahet peng, për përshtypjen time të fuqishme, gjitha takimet që kam pasur, bëhet fjalë për një lloj inati anti-qeveritar”, u shpreh kryeministri.

Ai ka thënë po ashtu është në diskutim publik edhe Ligji për paga, ndërsa ka thënë se Qeveria do të vazhdojë me ndihmë.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës nga data 25 gusht ka nisur grevën në sektorin publik në vend. Ata po kërkojnë hartim dhe hyrje në fuqi sa më shpejt të Ligjit të pagave, plotësim-ndryshimin e ligjit mbi skemat pensionale dhe pagesë 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave.

Related posts

Forcat e sigurisë në Shri Lankë shkatërrojnë kampin e protestuesve – VIDEO

admin

Gjuajten me armë në aheng, Policia arreston të rinjtë nga Istogu

rezart morina

Mbërritjet e emigrantëve në Itali janë katërfishuar në tremujorin e parë të vitit 2023

rezart morina