RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelanda e Re do të drejtohet nga dy persona

zelanda-e-re-do-te-drejtohet-nga-dy-persona

Zelanda e Re do të drejtohet nga një ekip i ri prej dy personash, me Chris Hipkins të konfirmuar si kryeministër i ri të dielën.

Kryeministrja në largim Jacinda Ardern njoftoi dorëheqjen e saj të papritur.

Hipkins, i vetmi kandidat për postin, do të betohet si kryeministër të mërkurën, tha ai në një konferencë shtypi të dielën.

Zëvendës i tij do të jetë Carmel Sepuloni, personja e parë e etnisë Pasifika në vend që mban këtë post. Ajo merr detyrën nga ministri i Financave Grant Robertson.

Sepuloni hyri në Parlament në vitin 2008, duke u bërë ligjvënësja e parë i Zelandës së Re me prejardhje Tongane.

“Dua të pranoj rëndësinë e kësaj për komunitetin tonë Pasifika. Unë jam një Tongane dhe Europiane dhe përfaqësoj breza të Zelandës së Re me prejardhje të përzier,” tha ajo. /atsh

Related posts

Varhelyi: Mirëpres propozimin e KE-së për zgjerimin e BE-së deri në 2030

admin

​Mbledhja e 21-të: KQZ miraton konkluzionet dhe rekomandimet pas proceseve zgjedhore të mbajtura në vitin 2025

Kushtrim Guraj

Ministri Sveçla viziton pikën kufitare në Bërnjak, takoi disa nga policët e sulmuar së fundi

admin