RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSH: Nuk kemi statistika për vdekjet nga Covid-19 në të gjithë botën

obsh:-nuk-kemi-statistika-per-vdekjet-nga-covid-19-ne-te-gjithe-boten

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se aktualisht nuk ka statistika për vdekjet e shkaktuara nga Covid-19 në të gjithë botën.

“Ajo që nuk mund të bëjmë tani është t’ju japim një statistikë të saktë se sa vdekje po ndodhin në të vërtetë nga Covid-19”, tha dje ekspertja e koronavirusit e OBSH-së, Maria Van Kerkhove.

“Që kur OBSH shpalli urgjencën globale të koronavirusit mbi tre muaj më parë, infeksionet dhe vdekjet e reja kanë vazhduar të bien”, sipas shefit të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Situata e të dhënave është përkeqësuar gjithashtu.

Në korrik, vetëm një e katërta e të gjitha vendeve i raportuan OBSH-së shifrat e vdekjeve.

Por, Tedros paralajmëroi se është e rëndësishme të mbahet nën vëzhgim të kujdesshëm situata, jo vetëm për shkak të mutacioneve të reja në koronavirus.

Gjithsej tre variante janë tani nën mbikëqyrje të shtuar, XBB.1.5, e cila është e përhapur në Evropë dhe në kontinentin Amerikan, XBB.1.16, e cila është veçanërisht e zakonshme në Azi, dhe EG.5.

Sipas Van Kerkhove, megjithëse me EG.5 nuk janë raportuar përparime më të rënda të sëmundjes, është vërejtur një mbrojtje më e ulët e vaksinimit sesa me variantet e tjera të virusit. /atsh

Related posts

OKB: Më shumë se 560 liderë të të drejtave të njeriut u vranë në Kolumbi për 5 vite

admin

Gjykatësi libanez, Nawaf Salam, zgjidhet kryetar i ri i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND)

rezart morina

Zelanda e Re i bën thirrje botës të kalojë në veprim për ndalimin e katastrofës në Gaza

rezart morina