RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria e Libanit shpalli gjendje gatishmërie për shkak të tensioneve me Izraelin

ushtria-e-libanit-shpalli-gjendje-gatishmerie-per-shkak-te-tensioneve-me-izraelin

Ushtria libaneze shpalli gjendjen e gatishmërisë sot ndërsa forcat izraelite iu afruan “gardhit teknik” që ndan Libanin nga Izraeli, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia kombëtare libaneze e lajmeve raportoi se buldozerët izraelitë dhe forcat ushtarake po lëvizin drejt një gardhi pranë luginës Hounin në jug të Libanit.

“Lëvizja vjen mes tensioneve pasi forcat libaneze të enjten ndaluan buldozerët ushtarakë izraelitë të vazhdonin të gërmonin në zonë pasi shkelën ‘vijën e kaltër’ pranë qytetit jugor libanez Kfar Kalla”, tha ushtria libaneze.

Forcat e misionit paqeruajtës të OKB-së (UNIFIL) u dërguan në zonë për të parandaluar çdo përshkallëzim në terren.

“Vija e kaltër” është linja e vendosur nga Kombet e Bashkuara për tërheqjen e forcave izraelite nga Libani në vitin 2000.

Libani shpesh akuzon Izraelin për shkelje të hapësirës ajrore dhe ujërave të tij territoriale.

Related posts

Sulmet e vazhdueshme të Izraelit ndaj Libanit, SHBA dërgon trupa shtesë në Lindjen e Mesme

admin

Putin dhe Aliyev diskutojnë mbi situatën në Kaukazin e Jugut

admin

Prokuroria i kërkon Gjykatës së Apelit dënimin me 7 vjet burg dhe 300 mijë euro gjobë të ish-presidentit francez Sarkozi

admin