RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kinë, në një javë shënohen mbi 12 mijë vdekje nga COVID-19

kine,-ne-nje-jave-shenohen-mbi-12-mije-vdekje-nga-covid-19

Mbi 12 mijë vdekje të lidhura me COVID-19 janë regjistruar në javën para festimit të vitit ri në Kinë sipas kalendarit tradicional hënor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thuhet se në periudhën 13-19 janar janë regjistruar 12.658 vdekje të lidhura me virusin.

Nga periudha 8 dhjetor deri më 12 janar 2023, pas heqjes së masave të COVID-19 në vend, thuhet se janë shënuar 59.938 vdekje të lidhura me virusin. Në këtë mënyrë, numri i vdekjeve të konfirmuara në valën e fundit të pandemisë u rrit në 72.596.

– Virusi u infektua në 80 për qind të popullsisë

Krye-epidemiologu i CDC, Wu Zunyou në një deklaratë në platformën sociale Weibo tha se parashikohet që mbi 80 për qind e popullatës së Kinës me 1.4 miliard banorë është infektuar në periudhën pas heqjes së masave.

Ai tërhoqi vëmendjen se udhëtimet brenda vendit në pushimet e Festës së Pranverës që përfshin edhe festimet e vitit të ri tradicional të Kinës, mund të shkaktojë përhapjen e virusit në rajone të ndryshme. Zunyou tha se pavarësisht kësaj, ata nuk presin që të shfaqet një valë e re në 3-4 muajt e ardhshëm, pasi virusi ka infektuar tashmë rreth 80 për qind të popullsisë.

Me heqjen e menjëhershme të masave të COVID-19 muajin e kaluar, vendi u përball me përhapjen më të madhe masive të vërejtur deri më sot. Pas valës pandemike që u nxit nga përhapja në qytete të mëdha, ka shqetësime se ata që vizitojnë vendlindjen e tyre për festimin e vitit të ri në Festën e Pranverës do të shkaktojë që pandemia të përhapet në qytetet e vogla dhe të mesme si dhe në vendbanimet rurale.

Airfinity, kompania me qendër në Londër për shërbimet e të dhënave shëndetësore dhe analizat, në një raport të publikuar ka vënë në dukje se numri i rasteve në të gjithë vendin do të kalojë në rritje gjatë periudhës dy javore që përfshin para dhe pas festimeve të vitit të ri dhe ndër të tjera ka parashikuar se në periudhën dy javore 13-27 janar numri i rasteve ditore mund të arrijë në 4.8 milionë dhe numri i vdekjeve ditore mund të arrijë deri në 36 mijë.

– Në Festën e Pranverës priten 2.1 miliardë udhëtime

Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, shumë punëtorë dhe punonjës emigrantë, të cilët nuk mund të largoheshin nga qytetet e tyre për shkak të masave të karantinës, kufizimeve të udhëtimit dhe ndalimeve të vendosura nga institucionet dhe kompanitë, me heqjen e masave gjetën mundësinë që të kthehen në vendlindjet e tyre në fillim të këtij viti.

Në traditën kineze, është e rëndësishme që njerëzit ta kalojnë Vitin e Ri hënor me familjet e tyre. Miliona njerëz udhëtojnë brenda vendit për të vizituar vendlindjet e tyre gjatë periudhës së “Festës së Pranverës” e cila përfshin festën e Vitit të Ri. Udhëtimet e Festivalit të Pranverës që emërtohen “Chunyun” konsiderohen si “migrimi masiv më i madh në botë”.

Ministria e Transportit njoftoi se në periudhën e pushimeve 40 ditore që përfshijnë kohën 7 janar-15 shkurt të këtij viti priten 2.1 miliardë udhëtime.

Related posts

18 gusht 1920, dita kur gratë amerikane nisin të kenë të drejtë vote

admin

Inteligjenca britanike: Rusisë mund t’i shterohet energjia në Ukrainë

admin

OKB: Në Derna të Libisë ku ndodhën përmbytjet janë zhvendosur 30 mijë persona

rezart morina