RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria mohon se Kurti ka të angazhuar 38 këshilltarë: Raportimi i mbrëmshëm nuk është i saktë

qeveria-mohon-se-kurti-ka-te-angazhuar-38-keshilltare:-raportimi-i-mbremshem-nuk-eshte-i-sakte

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se raportimi se kryeministri Kurti i ka të angazhuar 38 këshilltarë nuk është i saktë.

Ai tha se numri total i këshilltarëve, përfshirë ata të jashtëm, është 25. Prej tyre 8, duke qenë të jashtëm, nuk paguhen nga buxheti i Shtetit.

“Ky raportim i mbrëmshëm nuk është i saktë dhe atë në mënyrë të dyfishtë. Së pari, kryeministri Kurti nuk i ka të angazhuar 38 këshilltarë. Numri total i këshilltarëve, përfshirë ata të jashtëm, është 25. Prej tyre 8, duke qenë të jashtëm, nuk paguhen nga buxheti i Shtetit. Së dyti, kryeministri Kurti nuk ka numër më të lartë të këshilltarëve se ç’kishte ish-kryeministri Haradinaj. Numri total i këshilltarëve të emëruar, përfshirë ata të jashtëm, të ish-kryeministrit Haradinaj sipas të dhënave të muajit janar 2020 ishte 33”, ka shkruar ai.

Tutje, Kryeziu ka shkruar numri 38 i raportuar mbrëmë përfaqëson numrin total të stafit të emëruar të kryeministrit.

“Për informim, kabineti i Kryeministrit përbëhet nga këshilltarët politikë, nëpunësit e kabinetit dhe këshilltarët e jashtëm. Ata së bashku përbëjnë stafin e Kryeministrit. Numri 38 i raportuar mbrëmë përfaqëson numrin total të stafit të emëruar të Kryeministrit: 25 këshilltarë, 10 nëpunës, ku bëjnë pjesë zyrtaret ekzekutive dhe administrative, fotografi, zyrtarët e protokollit, asistentët—pra që nuk janë këshilltarë—, dhe të 3 të tjerë të emëruar të kryeministrit, ku përfshihen Kryesuesi i Komisionit Qeveritare për Personat e Zhdukur/Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e Personave të Zhdukur, koordinatori i Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar Kosovë -Shqipëri, dhe koordinatorja për funksionalizimin e Fondit Sovran, të cilët kanë mandate të veçanta”.

Related posts

Trump në Pekin, tankerët kinezë sfidojnë bllokadën në Hormuz! “Yuan Hua Hu” kalon dy milionë fuçi naftë bruto nëpër Ngushticë

admin

LIVE/ 18 vite shtet i pavarur! Mbahet parada e trupave të FSK dhe Policisë së Kosovës

admin

6 vendet europiane që Rusia u ka ndaluar furnizimin me gaz

admin