RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gazeta franceze: Gjyqtarit të Speciales iu vjedh lloptopi me të dhëna sensitive

gazeta-franceze:-gjyqtarit-te-speciales-iu-vjedh-lloptopi-me-te-dhena-sensitive

Gazeta franceze “Le Journal du Dimanche”, ka shkruar sot se një gjyqtari të Gjykatës Speciale iu është vjedhur lloptopi me të dhëna sensitive në banesën e tij në Paris.

Policinë franceze sipas gazetës, e kanë njoftuar banorët e ndërtesës, pasi kanë vërejtur se dera e fqinjit të tyre ishte hapur me forcë.

Gazeta shkruar se policia në vend-ngjarje kishte parë se personat misteriozë që ishin futur aty nuk kishin lënë gjurmë dhe nuk kishin vjedhur asnjë gjë me vlerë, përveç një llaptopi.

Po ashtu, raportohet se gjyqtari pasi ishte njoftuar për këtë rast, pretendohet ta ketë neutralizuar (fshirë) përmbajtjen e llaptopit të tij prej larg, përmbajtje ato të cilat pretendohet se kishin të dhëna “shumë sensitive” që kanë të bëjnë me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Pas publikimit të këtij lajmi ka reaguar, përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, duke thënë se nëse ato të dhëna i vijnë, fshehtë nuk mbahen.

“Grabitje në Paris: Një gazetë franceze raporton se i është vjedhur laptopi një gjyqtari të Speciales me të dhëna sensitive. E nëse na vijnë këto të dhëna, çka me ba unë? Edhe fshehtë nuk mbahen”, ka shkruar ai

Related posts

BE bën thirrje për përmbajtje gjatë zgjedhjeve në Veri

rezart morina

Aksident në Rahovec, vdes një person

admin

Koreja e Veriut lëshon dy raketa detare

admin