RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Kryeministër mos na shkel në gjak” – fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së kërkojnë dorëheqjen e Kurtit pas deklaratave për Ivanoviqin

“kryeminister-mos-na-shkel-ne-gjak”-–-femijet-e-deshmoreve-te-uck-se-kerkojne-doreheqjen-e-kurtit-pas-deklaratave-per-ivanoviqin

Fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së, kanë nisur protestën e tyre kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për politikanin e ndjerë serb, Oliver Ivanoviq.

Me moton “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop devijimit të historisë”, një numër i konsiderueshëm i tyre janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Ata vazhdimisht po brohorasin “ne nuk harrojmë, ne nuk falim”.

Protestuesit po mbajnë në duar edhe pankarta me mbishkrimet “Historia nuk ndryshohet”, “Kryeministër mos na provoko” etj.

Berat Beqiri, djali i një dëshmori dhe organizatori i kësaj proteste tha se e kanë thirr këtë protestë për të shprehur zemërimin tonë të thellë ndaj përpjekjeve të përsëritura të përfaqësuesve politik për të shtrembëruar historinë tonë.

“Të gjithë ne jemi dëshmitarë që 23 vite pas luftës, në emër të popullit janë bërë dhe po bëhen veprime destruktive”, tha Beqiri.

Ai shtoi se fjalët që Kurti i tha për Ivanoviqin ishin shigjeta mbi plagët tona. “Ishte tronditje e radhës dhe fyrje e rëndë publike për të gjithë ne”, tha Beqiri.

Fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së, kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Kurti.

“Albin dorëhiqu ose kërko falje”, tha Beqiri.

Në protestë janë parë edhe deputetet e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra dhe Floretë Zjenullahu.

Related posts

Gjenerali Nguema betohet si president kalimtar i Gabonit pas grushtit të shtetit

rezart morina

Protestuesit pro-izraelitë sulmuan kampin e Solidaritetit me Gazën në Universitetin California

rezart morina

Erdoğan: “Mund të vijmë papritmas”, përgjigje jo vetëm për Greqinë, por për të gjitha shtetet që na sulmojnë

admin