RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani takon Papë Françeskun

osmani-takon-pape-franceskun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në audiencë private nga Papë Françesku në në Vatikan.

Pas takimit, Osmani ka shkruar se synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani kontribuon në avancimin e mëtejmë të raporteve shekullore dhe do të zgjeroj bashkëpunimin në shumë fusha.

“Papën e njoftova me vendosmërinë tonë për ta kultivuar e promovuar më tej paqen, harmoninë dhe bashkëjetesën ndërmjet njerëzve, si vlera të popullit tonë, mbi të cilat janë kultivuar e ruajtur prej afro dymijë vjetësh edhe raportet tona me Selinë e Shenjtë. Në mënyrë të veçantë e falënderova Atin e Shenjtë për kujdesin që ai po tregon ndaj Kosovës dhe e falënderova për vendimin e tij të para pesë vjetëve, që Administratën Apostolike ta ngrinte në nivel të dioqezës”, thuhet në njoftimin e Osmanit.

“Ishte kënaqësi e veçantë po ashtu që të shkëmbeja me të pikëpamjet mbi orientimin euroatlantik të Kosovës dhe progresin e vendit tonë drejt këtij synimi. Thellimi i mëtejmë i raporteve me Vatikanin dhe zgjerimi i bashkëpunimit në shumë fusha janë orientimi ynë i përbashkët. Synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani kontribuon në këtë drejtim dhe në avancimin e mëtejmë të raporteve tona shekullore”, ka pwrfunduar ajo.

Related posts

Shpërthim i fuqishëm pranë ambasadës amerikane në Oslo

Muhamet Ramadani

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë ndodhën 44 aksidente trafiku

admin

Mbi 40 migrantë vdesin pas fundosjes së anijes në Mesdhe

Muhamet Ramadani