RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani takon Papë Françeskun

osmani-takon-pape-franceskun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në audiencë private nga Papë Françesku në në Vatikan.

Pas takimit, Osmani ka shkruar se synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani kontribuon në avancimin e mëtejmë të raporteve shekullore dhe do të zgjeroj bashkëpunimin në shumë fusha.

“Papën e njoftova me vendosmërinë tonë për ta kultivuar e promovuar më tej paqen, harmoninë dhe bashkëjetesën ndërmjet njerëzve, si vlera të popullit tonë, mbi të cilat janë kultivuar e ruajtur prej afro dymijë vjetësh edhe raportet tona me Selinë e Shenjtë. Në mënyrë të veçantë e falënderova Atin e Shenjtë për kujdesin që ai po tregon ndaj Kosovës dhe e falënderova për vendimin e tij të para pesë vjetëve, që Administratën Apostolike ta ngrinte në nivel të dioqezës”, thuhet në njoftimin e Osmanit.

“Ishte kënaqësi e veçantë po ashtu që të shkëmbeja me të pikëpamjet mbi orientimin euroatlantik të Kosovës dhe progresin e vendit tonë drejt këtij synimi. Thellimi i mëtejmë i raporteve me Vatikanin dhe zgjerimi i bashkëpunimit në shumë fusha janë orientimi ynë i përbashkët. Synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani kontribuon në këtë drejtim dhe në avancimin e mëtejmë të raporteve tona shekullore”, ka pwrfunduar ajo.

Related posts

Moti i ftohtë përfshin Kanadanë, banorët bëjnë patinazh në pellgjet e ishullit të Torontos

admin

Përkeqësohet ndikimi i motit të keq, shtohet vuajtja e të zhvendosurve në Gaza

Muhamet Ramadani

Një sipërmarrës shqiptar kandidat për eurodeputet në Itali/ Muharrem Salihu: Një rast historik i papërsëritshëm! Ja pse duhet të më votojnë

admin