Kryediplomati suedez, Tobias Billström, para takimit të sotëm në Bruksel deklaroi se legjislacioni i Suedisë i lejon provokimet si djegia e librave të shenjtë.
Autoritetet suedeze duhet të ndërmarrin hapa në lidhje me djegien e një kopjeje të Kuranit, librit të shenjtë mysliman në Suedi, tha të hënën zëdhënësi i Komisionit Evropian Johannes Bahrke.
Ai në konferencën për shtyp tha se veprime të tilla nuk janë në përputhje me vlerat mbi të cilat bazohet BE-ja.
Bahrke tha se racizmi, ksenofobia, urrejtja racore dhe fetare “nuk kanë vend në Bashkimin Evropian”.
Dënimet vazhduan të vërshonin nga e gjithë bota arabe dhe islame për djegien e një kopjeje të Kuranit në kryeqytetin suedez, Stokholm.
Rasmus Paludan, lideri i partisë daneze të ekstremit të djathtë Stram Kurs, dogji një kopje të Kuranit përpara ambasadës turke në Stokholm të shtunën. Paludani u rrethua nga pjesëtarë të shumtë të policisë gjatë djegies së librit të shenjtë islam. /trt