RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Anëtarësimi në NATO | Turqia ‘ndalon’ Suedinë. Finlanda: Do vazhdojmë të vetëm

anetaresimi-ne-nato-|-turqia-‘ndalon’-suedine.-finlanda:-do-vazhdojme-te-vetem

Finlanda do të shqyrtojë bashkimin me NATO-n pa Suedinë. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm i vendit nordik, pasi Turqia përjashtoi mbështetjen ndaj Stokholmit, pas një proteste të mbajtur atje, ku u dogj libri i shenjtë i Kuranit.

“Anëtarësimi bashkarisht mbetet opsioni i parë, por neve do na duhet të ecim përpara nëse ndodh diçka që pengon Suedinë të lëvizë në të njëjtin drejtim”, ka deklaruar Pekka Haavisto.

Megjithatë, shefi i diplomacisë finlandeze ka nënvizuar se “është ende herët” për të marrë një vendim të tillë.

Të hënën, presidenti turk Erdogan deklaroi se Suedia nuk mund të presë më mbështetjen e Ankarasë pas manifestimit ku u dogj Kurani, që nxiti protesta në Turqi dhe botën myslimane.

Gjithashtu, deklarata e tij erdhi pasi komuniteti kurd në kryeqytetin suedez vari një statujë shëmbëlltyrë të presidentit Erdogan.

“Suedia nuk mund të presë gjë nga ne. Është e qartë se ata që shkaktuan një fatkeqësi të tillë përpara ambasadës sonë nuk mund të presin akte dashamirëse nga ne”, tha kreu i shtetit turk.

Në maj të vitit të kaluar, Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me Aleancën Euro-Atlantike, pas pushtimit rus të Ukrainës.

Por të dyja vendeve u duhet aprovimi i Turqisë, vend anëtar i NATO-s, që të anëtarësohen me të drejta të plota.

Deri tani Ankaraja ka bllokuar përpjekjet e tyre, në mënyrë që të detyrojë Helsinkin dhe Stokholmin të përmbushin një seri kriteresh politike, si ekstradimi i anëtarëve të një grupi kurd të cilin Erdogan e cilëson si “terrorist”.

Related posts

Kryediplomati turk: Rruga e Laçinit është territor azerbajxhanas

Muhamet Ramadani

Vendosja e bllokadave në pikë-kalimet kufitare/ Presidentja e Kosovës: Këto veprime tregojnë lidhjen e Serbisë me bandat kriminale

admin

Konfirmon sindikata: Policët janë bllokuar që 8 ditë në Jarinjë e Leposaviq, po u rrezikohet shëndeti

admin