RTV AHIRETI
Shëndetësi

Alergjitë dhe sëmundjet e stinës, mund t’i luftoni vetëm me këtë përbërës

alergjite-dhe-semundjet-e-stines,-mund-t’i-luftoni-vetem-me-kete-perberes

A vuani nga alergjitë e stinës? Ju kullojnë hundët, ju kruhen sytë dhe keni teshtima? Edhe pse alergjitë ju bëjnë të ndiheni keq për shkak se sistemi imunitar është i zënë duke sulmuar nga të gjitha anët, kjo gjendje e lartë vigjilence mund të jetë e dobishme për shëndetin. Ata që vuajnë nga alergjitë, duket se kanë një rrezik të vogël për t’u prekur nga disa lloje kancerësh. Po, sistemi juaj imunitar

mund të jetë në gjendje të vazhdueshme sulmi ndaj agjentëve të padëmshëm si poleni ose pluhuri, por kjo gjendje e lartë vigjilence mund të sulmojë gjithashtu kancerët që sapo janë shfaqur në trup. Do të ishte mirë sikur të kishte ndonjë mënyrë për të rritur atë pjesë të sistemit imunitar që lufton infeksionet dhe të rregullojë atë pjesë që rezulton si inflamacion kronik (dhe simptoma të tjera tëbezdisshme si këto).

Këtë magji mund ta bëjnë kërpudhat. Njësoj si algat që mendohet të jenë bimë njëqelizore, ashtu dhe majaja mund të mendohet si një kërpudhë njëqelizore. Mijëra kërpudha të ngrënshme rriten në mënyrë natyrore dhe prodhimi i tyre vjetor në mbarë botën shkon në miliona tonë. Por nëse shikoni etiketën në kutitë e kërpudhave, ka të shkruar vetëm “vitaminë B dhe minerale”. Vetëm kaq kanë kërpudhat? Jo. Ajo që nuk shikoni në listë, është një grup i veçantë mykoushqyesish që mund të rrisin funksionin tonë imunitar, shkruan Living.

Studiuesit në Australi formuan dy grupe njerëzish. Njëri grup konsumoi dietën e zakonshme, ndërsa grupi tjetër konsumoi çdo ditë dietën e zakonshme plus një filxhan me kërpudha të bardha të gatuara. Vetëm pas një jave, ngrënësit e kërpudhave treguan një rritje prej 50 për qind të nivelit të IgA-së në pështymën e tyre. Këto nivele antitrupash mbetën të larta për pothuajse një javë. Prandaj, për të pasur rezultate të qëndrueshme, mundohuni që ta bëni kërpudhën pjesë të dietës suaj. Por prisni pak! Nëse kërpudhat shkaktojnë një rritje të tillë dramatike në prodhimin e antitrupave, a nuk duhet të shqetësohemi se mund të përkeqësojnë simptomat e alergjive apo sëmundjeve autoimune? Përkundrazi, kërpudhat duket se kanë një efekt antiinflamator.

Studimet laboratorike kanë treguar se një shumëllojshmëri kërpudhash, përfshirë edhe ato të bardhat në formë kopse, duket se dobësojnë përgjigjen antiinflamatore, duke ofruar rritje të imunitetit dhe funksionit antikancerogjen pa përkeqësuar sëmundjet inflamatore. Studimi i parë klinik i këtij lloji, që u botua në vitin 2014, konfirmoi një efekt antialergjik te fëmijët me historik të infeksioneve të traktit të sipërm respirator

Ky informacion është shkëputur nga libri “Ushqimet që shpëtojnë jetë” .

Related posts

Ushqimet që duhet t’i hani gjatë sezonës së verës

admin

​Inteligjenca artificiale do të revolucionarizojë sektorin e kujdesit shëndetësor

rezart morina

Koha e ushqimit mund të ndikojë në plakjen më të shpejtë

admin