RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Medvedev: Rusia ka mjaftueshëm armë për të vazhduar luftën në Ukrainë

medvedev:-rusia-ka-mjaftueshem-arme-per-te-vazhduar-luften-ne-ukraine

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev u përgjigj të martën ndaj raporteve perëndimore, sipas së cilave, Rusisë po i mbaronin raketat dhe artileria e rëndë.

Medvedev u shpreh se Rusia ka mjaftueshëm armë për të vazhduar luftën në Ukrainë, shkruan Reuters.

“Kundërshtarët tanë po shikojnë, ata bëjnë periodikisht deklarata se ne nuk kemi këtë apo atë. Unë dua t’i zhgënjej ata. Na mjafton gjithçka,” deklaroi Medvedev gjatë një vizite në një fabrikë kallashnikovi në Izhevsk, rreth 1000 kilometra në lindje të Moskës.

Medvedev u tha zyrtarëve gjatë vizitës se dronët ishin veçanërisht në kërkesë të lartë për atë që Moska e quan “operacioni i saj special ushtarak” në Ukrainë.

Zyrtarët ushtarakë ukrainas dhe perëndimorë kanë thënë se Rusia po përballet me mungesë armësh pasi ka gjuajtur mijëra predha artilerie dhe raketa në drejtim të Ukrainës. /euronews

Related posts

BE-ja “e tmerruar” nga rrënimi i shkollës palestineze nga Izraeli në Bregun Perëndimor

admin

Kthehet grupi i fundit i haxhive kosovarë

admin

Gaziantepi, shtëpia e refugjatëve kthehet në gërmadhë

rezart morina