RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Luftanija amerikane dhe “Barbarosa” turke në Adriatik, Ballkani mund të ndihet më i sigurt

luftanija-amerikane-dhe-“barbarosa”-turke-ne-adriatik,-ballkani-mund-te-ndihet-me-i-sigurt

Dy luftanije të NATO-s, një amerikane dhe një turke, u ankoruan të mërkurën në portin e Tivarit në Malin e Zi, një shenjë force dhe dëshmi e pranisë së aleancës në Mesdhe.

Në një deklaratë për mediat, Ministria e Mbrojtjes në Malin e Zi tha se vizita e destrojerit amerikan “USS James E. Williams” dhe fregatës turke “Barbarosa” synon të forcojë marrëdhëniet dhe sigurinë në rajonin tonë, sidomos për vendet anëtare të NATO-s.

Anija amerikane “USS James E. Williams” ka nisur lundrimin në vitin 2003 dhe është e pajisur me predha Tomahawk. Ndërsa anija turke “Barbarosa”, e ndërtuar nga Gjermania dhe Turqia në vitin 1993, është e pajisur me raketa kundërajrore dhe konsiderohet si një prej fregatave më moderne.

Anijet amerikane kanë shtuar praninë e tyre në Mesdhe që prej nisjes së luftës në Ukrainë. /a2

Related posts

Paralajmërimi i një akademiku kinez për Aksa-në e shenjtë të Jerusalemit

Irfan Jahiu

Kim Jong Un: Pushtimi rus ka mbështetjen e plotë të Koresë së Veriut

admin

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë për të nëntën ditë në Marokun e goditur nga tërmeti

Muhamet Ramadani