RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mesazhet e forta të Erdoganit për Fiter Bajram

mesazhet-e-forta-te-erdoganit-per-fiter-bajram

Përbetimi: “Izraeli do ta paguajë shtrenjtë çmimin për masakrat në Lindjen e Mesme”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka lëshuar deklarata të forta kundër Izraelit gjatë fjalës së tij pas faljes së namazit të Fitër Bajramit në vendlindjen e tij, në rrethin Güneysu të Rizës.

Pasi kreu faljen e Bajramit në xhaminë qendrore të Güneysu-së, i rrethuar nga qytetarë të shumtë, Erdoğan u ndal te situata e rëndë në Lindjen e Mesme.

“Lindja e Mesme aktualisht po ‘vlon’. Ky Izrael sionist, siç e dini, ka masakruar qindra dhe mijëra njerëz. Nuk kam asnjë dyshim se ata do ta paguajnë shtrenjtë çmimin për këtë,” u shpreh Presidenti turk para besimtarëve.

Në lutjen e tij, Erdoğan përdori tone të ashpra fetare duke kërkuar ndërhyrjen hyjnore: “Ushqej shpresën që Zoti të na mbrojë nga fatkeqësia e sionistëve sa më parë. Allahu, me emrin e Tij të lavdishëm ‘Al-Kahhar’, e shkatërroftë plotësisht Izraelin.”

Presidenti Erdoğan vuri theksin te rëndësia e qëndrimit unik të muslimanëve, duke thënë se uniteti nuk arrihet me “fjalë boshe”, por me përpjekje dhe adhurim të sinqertë. Ai u bëri thirrje besimtarëve që të mos bëjnë kompromis me vëllazërinë mes tyre, duke e cilësuar këtë si rrugën e vetme për të përballuar sfidat e botës islame.

Pas ceremonisë fetare, Presidenti kaloi kohë me bashkëqytetarët e tij. Ai u shpërndau lodra dhe dhurata fëmijëve që e pritnin jashtë xhamisë, si dhe u ofroi qytetarëve simite tradicionale turke.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe figura të larta shtetërore, si Ministri i Rinisë dhe Sporteve, Osman Aşkın Bak, Drejtori i Komunikimit, Burhanettin Duran, si dhe djali i Presidentit, Bilal Erdoğan.

Erdoğan e mbylli fjalën e tij me një urim për paqe: “Lutem që ky Bajram të shërbejë si mjet shpëtimi dhe ringjalljeje për mbarë botën islame, dhe si një mjet për unitet e vëllazëri në vendin tonë.” /tesheshi

Related posts

Netanyahu zotohet se do të vazhdojë luftën ndaj Iranit “me gjithë forcën”

Kushtrim Guraj

Ushtria libaneze njofton një ushtar të vrarë në një sulm ajror izraelit në Libanin lindor

Muhamet Ramadani

I nxehti në Europë dhe SHBA. Zjarret rrezikojnë jetë njerëzisht

admin