RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ish-presidenti serb: Nuk do e nënshkruaja propozimin franko-gjerman

ish-presidenti-serb:-nuk-do-e-nenshkruaja-propozimin-franko-gjerman

Ish-presidenti i Serbisë dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialdemokrate, Boris Tadiç deklaroi gjatë një interviste se nëse do të ishte ai në krye të shtetit, nuk do ta nënshkruante kurrë propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Atë që kam parë deri tani dhe çfarë është shfaqur në publik, nuk do ta nënshkruaja. Dhe ndryshe nga të tjerët, këtë nuk e them në mënyrë demagogjike, por qëndroj me pjesën time pas, pasi nuk pranova të nënshkruaj atë që më vonë u nënshkrua nga ky pushtet si Marrëveshja e Brukselit”, tha Tadiç.

Më tej, ish-presidenti lëshoi akuza të ashpra ndaj Aleksandër Vuçiç, duke thënë se qeveria aktuale ka përgjegjësi historike pasi është duke e humbur Kosovën në kohë paqeje.

“Natyrisht, e kam parasysh se përgjegjësinë më të madhe historike e kanë ata që kanë mundur të vendosin për këtë çështje para viteve 1990, e sidomos para Kushtetutës së vitit 1974. Gjatë viteve 1990 Serbia e humbi Kosovën në luftë, dhe është absurde që e ka humbur në dekadën e fundit dhe në paqe”, shtoi ish-kreu i shtetit. /a2cnn

Related posts

Telekomi – ndërmarrja me humbjen më të madhe për vitin 2021

admin

BE-ja hap “korridor ajror” për të dërguar ndihma në Liban

admin

Analiza e Financial Times: NATO duhet të reagojë ndaj marrëveshjes Erdogan-Putin për termocentralin bërthamor

admin