RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ish-presidenti serb: Nuk do e nënshkruaja propozimin franko-gjerman

ish-presidenti-serb:-nuk-do-e-nenshkruaja-propozimin-franko-gjerman

Ish-presidenti i Serbisë dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialdemokrate, Boris Tadiç deklaroi gjatë një interviste se nëse do të ishte ai në krye të shtetit, nuk do ta nënshkruante kurrë propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Atë që kam parë deri tani dhe çfarë është shfaqur në publik, nuk do ta nënshkruaja. Dhe ndryshe nga të tjerët, këtë nuk e them në mënyrë demagogjike, por qëndroj me pjesën time pas, pasi nuk pranova të nënshkruaj atë që më vonë u nënshkrua nga ky pushtet si Marrëveshja e Brukselit”, tha Tadiç.

Më tej, ish-presidenti lëshoi akuza të ashpra ndaj Aleksandër Vuçiç, duke thënë se qeveria aktuale ka përgjegjësi historike pasi është duke e humbur Kosovën në kohë paqeje.

“Natyrisht, e kam parasysh se përgjegjësinë më të madhe historike e kanë ata që kanë mundur të vendosin për këtë çështje para viteve 1990, e sidomos para Kushtetutës së vitit 1974. Gjatë viteve 1990 Serbia e humbi Kosovën në luftë, dhe është absurde që e ka humbur në dekadën e fundit dhe në paqe”, shtoi ish-kreu i shtetit. /a2cnn

Related posts

OKB: 60 për qind e familjeve në Gaza nuk kanë qasje të përditshme në ujë të pastër mes sulmeve të vazhdueshme

Irfan Jahiu

Stuhi vdekjeprurëse në Gadishullin Iberik, humb jetën një zjarrfikës në Portugali, mijëra të evakuuar në Spanjë

admin

MSH publikon raportin: Ky është numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë

admin