RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përmbytjet në Etiopi lënë të paktën 30 të vdekur pas reshjeve të dendura

permbytjet-ne-etiopi-lene-te-pakten-30-te-vdekur-pas-reshjeve-te-dendura

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në zonën Gamo, në jug të Etiopisë, njoftuan autoritetet lokale.

Sipas një deklarate të departamentit të komunikimit të administratës së zonës Gamo, viktimat u regjistruan veçanërisht në zonën Degama, ku shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të mëdha.

Reshje të forta shiu kanë goditur ditët e fundit edhe pjesë të tjera të Afrikës Lindore.

Në Kenian fqinje, dhjetëra persona humbën jetën pasi shirat e rrëmbyeshëm përfshinë kryeqytetin Nairobi dhe zona të tjera të vendit.

Studime të shumta kanë treguar se gjatë 20 viteve të fundit në Afrikën Lindore është rritur frekuenca e periudhave ekstreme të motit, si thatësira të gjata dhe reshje shumë intensive.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor po rrisin gjasat, kohëzgjatjen dhe ashpërsinë e fenomeneve të motit ekstrem, përfshirë reshjet e rrëmbyeshme. /mesazhi

Related posts

Sulmi me dron të Iranit ndaj Izraelit pikë kthese në konflikt! Thirrja e Antonio Guterres: Aktet e hakmarrjes të ndaluara me ligj! Koha për të qetësuar situatën

admin

Mungesa e punëtorëve në Zvicër po bën presion mbi të papunët për të ndryshuar profesionin

admin

Emiratet e Bashkuara Arabe dërguan mbi 5,900 tonë ndihma në Turqi, Siri

admin