RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina fajëson SHBA-në për pushtimin rus të Ukrainës

kina-fajeson-shba-ne-per-pushtimin-rus-te-ukraines

Ministria e Jashtme e Kinës ka fajësuar SHBA-në për pushtimin rus të Ukrainës duke pretenduar se Uashingtoni krijoi kushtet që çuan në luftë.

Gjithashtu, ministria ka dënuar dërgesat e armëve nga SHBA-ja si shkak për ndezjen e konfliktit afro njëvjeçar.

“SHBA-ja është ajo që shkaktoi krizën në Ukrainë dhe faktori më i madh që e nxiti atë, duke vazhduar t’i shesë Ukrainës armë të rënda, gjë që vetëm e ka intensifikuar konfliktin”, tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning.

Deklarata e saj erdhi si një përgjigje ndaj pretendimeve të SHBA-së, se kompanitë kineze i kanë ofruar mbështetje palës ruse.

Ning i hodhi poshtë pretendimet e Uashingtonit, duke i konsideruar ato si ‘dyshime të pajustifikuara’ dhe ‘shantazhe të pabaza’.

“Kina nuk do të rrijë në heshtje ndërsa sheh SHBA-në që dëmton të drejtat dhe interesat legjitime të kompanive kineze”, shtoi zëdhënësja. /atsh

Related posts

Ministri izraelit i ekstremit të djathtë kërkon vazhdimin e pushtimit të Gazës

Muhamet Ramadani

UNICEF paralajmëron rritje të zhvendosjeve në lindje të RD të Kongos, mbi 100 mijë fëmijë të detyruar të ikin

RTI

Spanja deklarohet rreth njohjes së pasaportës së Kosovës

admin