RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Liderët e Kosovës urojnë myslimanët: Paqe dhe solidaritet

lideret-e-kosoves-urojne-myslimanet:-paqe-dhe-solidaritet

Krerët e institucioneve të Kosovës iu kanë uruar besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, me rastin e festës së Kurban Bajramit ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.

“Uroj që Kurban Bajrami të kremtohet e përjetohet në mënyrën më të mirë të mundshme në të gjitha familjet tuaja”, ka thënë ajo.

Shtoi se festat si kjo mbajnë gjallë jo vetëm shpresën, por edhe shpirtin solidar.

“Festat si kjo mbajnë gjallë jo vetëm shpresën, por edhe shpirtin solidar për t’i mbështetur njerëzit në nevojë në këtë kohë sfiduese. Paqja, shëndeti, mirësia e begatia qoftë me ju dhe familjet tuaja!”, thuhet në urimin e Osmanit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se kjo festë është një rast për të reflektuar mbi vlerat e larta të flijimit, shërbimit, dhembshurisë, bamirësisë dhe për të ndihmuar ata që kanë më pak.

“Sakrifica e vërtetë sugjeron që të vendosim nevojat e tjetrit mbi tonat, dhe, nëse është e nevojshme, të heqim dorë nga ajo që është e rëndësishme për ne për të mirën e të tjerëve. Atmosfera që krijon Bajrami në këtë kohë të flladit veror le të jetë një motivim i ndarjes së dashurisë. Urime për Bajramin e Kurbanit!”, shkroi Konjufca.

Kryeministri Albin Kurti ka uruar që Kurban Bajrami të sjellë paqe, lumturi e solidaritet.

“Me synim tjetrin e jo veten, në këtë ditë rikujtojmë mësimet hyjnore për t’u treguar bujarë e zemërgjerë, sidomos me skamnorët, jetimët, të dobëtit dhe të vetmuarit. Uroj që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit e solidariteti të jetë udhërrëfyes i përhershëm. Gëzuar e me fat Kurban Bajrami!”, shkroi Kurti.

Besimtarët islamë i ka uruar edhe lideri i partisë së LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Related posts

Irani emëron ambasadorin e ri në Arabinë Saudite pas ndërprerjes shtatëvjeçare

admin

Kuleba: Afrika është e interesuar të blejë armë ukrainase

rezart morina

Rindërtohet xhamia dhe mejtepi “Mulla Idriz Gjilani” në fshatin Dunav

admin