RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Haradinaj: Krijimi i Asociacionit, rruga e vetme për të arritur te marrëveshja finale

haradinaj:-krijimi-i-asociacionit,-rruga-e-vetme-per-te-arritur-te-marreveshja-finale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Prishtina nuk duhet të mbetet peng i Asociacionit dhe se zgjidhja e kësaj çështjeje është rruga e vetme për të arritur te marrëveshja finale Kosovë-Serbi.

Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një prej çështjeve që ka krijuar tension mes Prishtinës dhe Beogradit, por edhe mes Prishtinës e faktorit ndërkombëtar ditëve të fundit.

Gjatë një intervistë për Zërin e Amerikës, Haradinaj vlerëson qëndrimin e Uashingtonit në këtë proces, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara, po ndihmojnë Kosovën të kalojë pengesën e fundit, për të arritur te marrëveshja finale.

Haradinaj tha gjithashtu se i ashtuquajturi propozimi evropian, i cili sipas tij në fakt është më shumë amerikan, është një mundësi reale që Kosova të “divorcohet” nga Serbia.

Related posts

Për fundvit Qeveria u ndan nga 100 euro pensionistëve

admin

Ushtria izraelite vret një palestinez në Bregun Perëndimor

admin6

Myftiu Tërnava vizitoi Ambasadën e Britanisë së Madhe

admin