RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

DASH-i s’komenton raportimet për bllokim të anëtarësimit të Kosovës në KiE

dash-i-s’komenton-raportimet-per-bllokim-te-anetaresimit-te-kosoves-ne-kie

Departamenti i Shtetit nuk ka dashur të komentojë raportimet në media se SHBA-ja ka kërkuar që të bllokohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës derisa Kosova të mos ketë një qëndrim më konstruktiv për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Euronews Srbija” ka raportuar, se ministritë e jashtme të disa vendeve të Evropës, anëtarë të Këshillit të Evropës, kanë marrë një notë nga ambasada e SHBA-së në të cilën thuhet se Washingtoni konsideron se çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës nuk duhet të vendoset në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Po ashtu thuhet se SHBA-ja ka kërkuar që çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës të mos vendoset në rend dite, derisa Kosova të ketë një qëndrim më konstruktiv për Asociaconin e komunave me shumicë serbe.

Departamenti i Shtetit në një përgjigje për “Zërin e Amerikës”, ka thënë se qëndrimi amerikan është i qartë.

“Siç theksuan në tekstin e përbashkët të këshilltarit Derek Chollet dhe zëvendësnndihmës sekretarit të shtetit Gabriel Escobar – tash është momenti për ta krijuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit.

Në një vështrim të përbashkët të publikuar të hënën ekskluzivisht në “KOHA”, dy zyrtarët e lartë amerikanë thanë se Asociacioni nuk cenon Kushtetutën e Kosovës dhe as nuk kërcënon sovranitetin, pavarësinë apo institucionet demokratike.

Chollet dhe Escobar thanë se janë kundër krijimit të çdo entiteti që do t’i ngjante Republika Sërpskan.

Po ashtu, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Escobar tha se “Asociacioni do të formohet me apo pa kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”.

Ai ka thënë se shteti i Kosovës dhe Qeveria janë pajtuar tashmë për këtë.

Po ashtu, në një intervistë të fundit për “Zërin e Amerikës”, ndihmësekretarja amerikane e shtetit për Evropë dhe Euroazi, Karen Donfried, tha se Kosova e Serbia duhet të marrin vendime të vështira dhe se SHBA-ja e Bashkimi Evropian duan t’i ndihmojnë dhe mbështesin në këtë.

“SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian nuk po përpiqen të imponojnë një zgjidhje për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, por t’i ndihmojnë ata të marrin vendime të vështira”, tha Donfried.

Sot Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ka organizuar një diskutim me zyrtarë shtetërorë, liderë politikë, diplomatë e organizata të shoqërisë civile lidhur me Asociacionin.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit tha se SHBA-ja nuk mbështet asnjë Asociacion që shkel Kushtetutën e Kosovës.

“Ne nuk mbështesim asnjë aranzhim që shkel Kushtetutën e Kosovës, që nuk është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 ose nëse kërcënon sovranitetin e Kosovës, pavarësinë, karakterin multientik ose institucionet demokratike. Në mënyrë strikte kundërshtojmë krijimin e çfarëdo entiteti që i ngjan Republika Sërpskas në Bosnjë e Hercegovinë”, tha Hovenier.

Related posts

Serbët kanë paralajmëruar edhe sot protesta në veri

admin

78 ditë bombardime/ Sot 25 vite nga sulmet e NATO-s në Beograd, Millosheviçi nuk pranoi të zgjidhte krizën në Kosovë dhe…

admin

Numri i pa’lestinezëve të vr’arë sot në kampin e refugjatëve Nuseirat është rritur në 210

RTI