RTV AHIRETI
Shëndetësi

Mungesa e zinkut, shenjat që shfaq organizmi

mungesa-e-zinkut,-shenjat-qe-shfaq-organizmi

Zinku nuk është vetëm një mbrojtës shtesë nga dielli. Ai është një element i rëndësishëm i dietës tuaj, i nevojshëm për formimin si duhet të qelizave dhe funksionimin e sistemit imunitar.

Mungesa e zinkut në trup është e vështirë të zbulohet, megjithatë janë disa simptoma që duhet t’u kushtoni vëmendje:

Keni një sëmundje kronike

Hulumtues të ndryshëm shkencor e kanë lidhur mungesën e zinkut me sëmundje të shumta kronike, duke qenë se ky mineral luan një rol të rëndësishëm në funksionin e sistemit imunitar dhe rritjen e qelizave të shëndetshme. Mungesa e zinkut është lidhur më sëmundje si diabet, probleme me kujtesën, arteroskleroza, çrregullime neurologjike, sëmundje autoimune, sëmundje degjenerative të lidhur me moshën dhe sëmundja Wilson.

Mungesa e zinkut, nga ana tjetër, mund të rrisë stresin oksidativ dhe inflamacionin, të cilët kanë një lidhje të fortë me sëmundjet kronike.

Prekeni shpejt nga infeksionet

Ashtu siç thamë zinku është shumë i rëndësishëm për shëndetin imunitar. Pa zink ju nuk mund të keni një sistem imunitar të shëndetshëm. Dhe pa një sistem të shëndetshëm imunitar, ju jeni më të prekshëm nga infeksionet, si virale ashtu edhe bakteriale.

Ju bien flokët

Flokë të hollë? Duhet të kontrolloni nivelet e zinkut. Mungesa e zinkut është një nga shkaktarët e rënies së flokëve. Por, mos u nxitoni. Nëse nuk i keni simptomat e tjera, rënia e flokut mudn të nodhë për një arsye tjetër.

Nuk ju shijon ushqimi

Përveç funksionit imunitar dhe rritjes së qelizave, zinku është gjithashtu i rëndësishëm për shqisën e nuhatjes dhe të shijimit të ushqimit. Prandaj, mos u habisni nëse mungesa e zinkut bën që ushqimet të shijojnë…ndryshe.

Keni probleme me dëgjimin

Zinku mund të ngatërrohet me shqisa të tjera. Gjatë një studimi të kryer tek 100 pacientë, disa prej të cilëve kishin probleme me dëgjimin dhe disa jo, hulumtuesit shkencorë zbuluan se rreth 12% kishin nivele të ulëta të zinkut, dhe pikërisht këta kishin edhe probleme me dëgjimin. Gjatë një studimi tjetër, pacientët që kishin probleme me dëgjimin morën suplemente të zinkut. Në fund të studimit u vu re një përmirësim i shqisës së dëgjimit tek këta persona.

Sipas shkencëtarëve, kjo ndodh për shkak të efekteve antioksiduese dhe anti-inflamatore të rinkut, i cili ul stresin oksidativ në pjesën e brendshme të veshit.

Nuk po rriteni mjaftueshëm

Mungesa e zinkut është më e dukshme tek fëmijët. Ky mineral është shumë i rëndësishëm për fëmijët për shkak të rolit të tij në rritjet e qelizave. Prandaj zinku duhet të jetë një nga lëndët ushqyese që dueht të përfshihet patjetër në gatimet për fëmijët.

Related posts

Kur ngrënia e djathit mund të bëhet e rrezikshme?

admin

Bajamet janë të mbushura me vitamina, minerale, proteina, fibra, yndyrna të shëndetshme, magnez, vitaminë E dhe antioksidantë të tjerë thelbësorë. Ato janë të gjithanshme dhe mund të hahen të njomura, të papërpunuara ose të shtohen në një shumëllojshmëri pjatash. Përmirëson tretjen: Thuhet se njomja e bajameve mund ta bëjë më të lehtë tretjen e stomakut, gjë që mund të rrisë përthithjen e disa lëndëve ushqyese, njomja e bajameve ndihmon në çlirimin e lipazës, një enzimë që ndihmon trupin tuaj të tresë yndyrnat. Ndihmon humbjen e peshës: Bajamet janë të ulëta në karbohidrate, por të larta në proteina dhe fibra dy lëndë ushqyese që rrisin ndjenjën e ngopjes, duke reduktuar kështu marrjen e përgjithshme të kalorive. Ngrënia e bajameve mund të nxisë metabolizmin tuaj, i cili lidhet me humbje më të mirë të peshës. Bajamet gjithashtu mund të ndihmojnë në humbjen e yndyrës në bark . Rrit funksionin e trurit: Bajamet janë të pasura me vitaminë E që është treguar se promovon vigjilencën, ruan kujtesën më gjatë. Prandaj, bajamet shpesh konsiderohen si ‘ushqim i trurit’. Për më tepër, marrja e niveleve të shëndetshme të vitaminës E është lidhur me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe sëmundjes së Alzheimerit. Duke siguruar dozën ditore të këtij antioksidanti mund ta mbani trurin tuaj të mprehtë, si dhe të ofroni përfitime të shumta shëndetësore. Ul nivelet e kolesterolit: Hulumtimet sugjerojnë se ngrënia e një grushti bajamesh çdo ditë mund të zvogëlojë kolesterolin LDL ose ‘të keq’ duke ruajtur kolesterolin HDL ose ‘të mirë’. Bajamet përmbajnë nivele të larta yndyre (yndyra të pangopura). Përmbajtja e magnezit në bajame mund të ndihmojë në kontrollin e presionit të gjakut. Përmirëson nivelet e sheqerit në gjak: Bajamet përmbajnë gjithashtu sasi të larta të magnezit, një mineral që shumë njerëz, veçanërisht ata me diabet të tipit 2, nuk e marrin mjaftueshëm. Magnezi është i rëndësishëm për menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak përveç proceseve të tjera. Marrja e një sasie të mjaftueshme të këtij minerali mund të ndihmojë në përmirësimin e sindromës metabolike dhe profileve të sheqerit në gjak. E mirë për lëkurën: Nëse dëshironi të keni lëkurë të shëndetshme, atëherë konsumimi i një grushti bajamesh tju vij në ndihmë. Antioksidantët në bajame, veçanërisht vitamina E, mund të ndihmojnë në reduktimin e shenjave të plakjes dhe mbrojtjen e lëkurës tuaj nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira duke ju dhënë një lëkurë pa njolla dhe me shkëlqim.

Muhamet Ramadani

Këto ushqime shkaktojnë aromë të keqe të trupit

Muhamet Ramadani