RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Deputetët bullgarë miratuan deklaratën për Maqedoninë e Veriut, dënojnë manifestimet antibullgare

deputetet-bullgare-miratuan-deklaraten-per-maqedonine-e-veriut,-denojne-manifestimet-antibullgare

Kuvendi Popullor i Bullgarisë miratoi sot një deklaratë “duke dënuar manifestimet antibullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Deklarata u mbështet nga 185 deputetë, ndërsa një abstenoi, transmeton “BTA”.
Në Parlament janë dorëzuar katër draft deklarata, nga GERB-SDS, “Vazhdojmë me ndryshimet”, “Bullgaria Demokratike” dhe “Rilindja”, në bazë të të cilave është përgatitur dhe votuar drafti i përbashkët i propozuar nga Komisioni për Politikë të Jashtme.

Në deklaratën e miratuar, parlamenti bullgar dënon “manifestimet dhe thirrjet për dhunë ndaj bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, organizatave dhe klubeve të tyre, dhe veçanërisht ofendimin e rëndë ndaj bullgarit Hristijan Pendikov” dhe kërkon që të gjitha institucionet të marrin masa sistematike për zbulimin e autorëve dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.

Kuvendi Popullor shpreh gjithashtu “kundërshtimin e moszbatimit të përhershëm të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut nga viti 2017 dhe protokolleve dypalëshe nga takimet e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar nga neni 12 të 2019 dhe 2022”. /shenja

Related posts

Përleshjet në Sudan, shpërthim masiv në aeroportin e Khartumit

admin

Anija turke e shpimit “Cagri Bey” mbërrin në Somali për misionin e parë jashtë shtetit në det të thellë

Muhamet Ramadani

Zhduket burri nga Peja, 2 ditë më parë u pa në Shkodër. Familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

admin