RTV AHIRETI
Shëndetësi

Të rrini ulur shumë, është keq për shëndetin

te-rrini-ulur-shume,-eshte-keq-per-shendetin

Sigurisht, i keni dëgjuar rreziqet e qëndrimit ulur gjatë gjithë ditës, por me shumicën e punëve nuk mund të bëni shumë për këtë, apo jo?

Jo sipas një studimi të ri, i cili shqyrtoi ndikimet e qëndrimit ulur për një kohë të gjatë.

Pesë minuta ecje e lehtë çdo gjysmë ore mund të ndihmojë në zbutjen e rrezikut të shtuar që vjen me qëndrimin ulur për periudha të gjata të ditës, sipas studimit të botuar të enjten në revistën e Kolegjit Amerikan të Mjekësisë Sportive.

Komuniteti shkencor e ka ditur për dekada se qëndrimi ulur mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve kronike, si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe disa lloje kanceresh, tha Keith Diaz, autori kryesor i studimit dhe asistent profesor i mjekësisë së sjelljes në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Kolumbisë. Por deri më tani nuk ka pasur udhëzime të qarta për sa kohë mund të uleni dhe sa shpesh duhet të lëvizni.

Related posts

Mungesa e kësaj vitamine ndikon ndjeshëm në imunitetin dhe rrit rrezikun e infeksioneve

Irfan Jahiu

OBSH klasifikon si kancerogjen ëmbëltuesin e përdorur gjerësisht nga industria e pijeve dhe ëmbëlsirave

admin

Paralajmërojnë për gjendje të rënda shëndetësore, nga çfarë sëmundje rriskoheni nëse ju ënjten gishtat

admin