RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri i Suedisë Kristersson takohet me përfaqësues të komunitetit musliman në vend

kryeministri-i-suedise-kristersson-takohet-me-perfaqesues-te-komunitetit-musliman-ne-vend

Kryeministri suedez Ulf Kristersson u takua me përfaqësues të komunitetit musliman në vend, transmeton Anadolu.

Në një postim në llogarinë e Kryeministrisë së Suedisë në twitter, Kristersson ka shprehur kënaqësinë e tij për takimin me përfaqësuesit e komunitetit.

Ai ka vënë në dukje se këto takime janë mbajtur edhe gjatë mandatit të ish-kryeministrave suedezë dhe tani po zhvillohen edhe nga vetë qeveria e tij, duke shtuar se përfaqësuesit bënë pyetje të rëndësishme, duke përfshirë ngjarjet e fundit.

Në takim i pranishëm ishte edhe ministri i Çështjeve Sociale, Jakob Forssmed, si dhe Tahir Akan, kryetar i Federatës Islame Suedeze, Mohamad Temsamani, kryetar i Shoqatave të Bashkuara Islame të Suedisë, Mustafa Setkiq, kryetar i Shoqatës Islame Boshnjake, Haider Ibrahim, kryetar i Bashkësive Islame Shiite në Suedi dhe Salahuddin Barakat, president i Akademisë Islame.

Duke vlerësuar takimin për korrespondentin e Anadolut, Akan tha se takimi u organizua me iniciativën e kryeministrit Kristersson.

Ai tha se në takim u diskutuan sulmet e fundit të urrjejtjes kundër Islamit në Suedi.

“Ne shprehëm shqetësimet e muslimanëve në Suedi. Theksuam se Suedia është një shtet tolerant dhe se imazhi i vendit së fundmi ka filluar të përmbyset në arenën ndërkombëtare”, u shpreh Akan.

Akan tha se Kristersson, i cili i dëgjoi shpjegimet me seriozitet dhe mbajti shënime, deklaroi se dialogu me komunitetin musliman në Suedi është i rëndësishëm dhe se do të bëjë çmos për ta përmirësuar atë.

Djegia e Kuranit të Shenjtë në Suedi dhe Danimarkë

Më 21 janar, politikani danezo-suedez i ekstremit të djathtë Rasmus Paludan dogji një kopje të Kuranit jashtë ambasadës turke në Suedi nën mbrojtjen e policisë.

Ndërkaq, të premten e kaluar, më 27 janar, ai dogji Kuranin përpara një xhamie në Danimarkë dhe më vonë edhe para Ambasadës së Turqisë në Kopenhagë.

Një akt tjetër i tillë u krye edhe nga Edwin Wagensveld, një politikan holandez i ekstremit të djathtë dhe udhëheqës i grupit islamofobik Pegida, duke copëtuar faqet nga një kopje e Kuranit në Hagë më 23 janar.

Në Turqi dhe shumë vende të tjera janë mbajtur protesta kundër djegies së Kuranit në Suedi, Holandë dhe Danimarkë.

Related posts

Osmani flet pas takimit me Escobar dhe Lajçak: Kosova asnjëherë nuk ka kontribuar në tensione, jemi të përgatitur për dialog

admin

KFOR-i amerikan nga veriu i Kosovës: Po ofrojmë mjedis të sigurt

admin

Liberalizmi i vizave: BE do të vëzhgojë me kujdes zbatimin nga Kosova

admin6