RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Çmimet e naftës do të vazhdojnë të ulen

cmimet-e-naftes-do-te-vazhdojne-te-ulen

Pas rritjes në fillim të javës, çmimet e naftës kanë pësuar rënie dhe do të vazhdojnë në këtë rënie deri në fund të javës. Arsyeja është gjendja e inventarëve në SHBA dhe dyshimet në rritje për shpejtësinë e rimëkëmbjes së ekonomisë kineze.

Sipas Quantum Market Intelligence, rënia javore e çmimeve duhet të jetë rreth 5 për qind.

“Perspektiva për kërkesën e naftës së papërpunuar ka nevojë për një shenjë të qartë se rihapja e Kinës do të jetë e qetë dhe se momenti i rritjes ekonomike të SHBA-së nuk do të përkeqësohet me shpejtësi”, ka thënë analisti i lartë i Oanda, Ed Moya.

Pra, një shenjë e qartë e rihapjes së Kinës nuk ka ardhur ende, ndërsa të dhënat e fundit ekonomike nga SHBA-ja nuk japin shumë optimizëm: Sipas leximit të fundit të Indeksit të Menaxherëve të Blerjeve të Institutit për Menaxhimin e Furnizimit, prodhimi amerikan është në recesion.

Bankat qendrore kanë kontribuar në mundësitë ekonomike që çojnë në çmime më të ulëta.

Çmimi i indeksit amerikan WTI është 75.98 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent është 82.25 dollarë për fuçi. Të hënën, çmimi i WTI ishte rreth 80 dollarë për fuçi. /koha

Related posts

Irlanda dhe Çekia nisin të votojnë për zgjedhjet e Parlamentit Evropian! Sot procesi në ditën e dytë, do të zgjasë deri të dielën

admin

Ushtarët amerikanë kryejnë patrullime në Leposaviç/ Çfarë po ndodh në veri të Kosovës

admin

Holandë, mbahet tubim në mbështetje të Palestinës

rezart morina