RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Festa e Fitër Bajramit, presidentja Osmani: Le të shërbejë kjo ditë për t’u ofruar me njëri-tjetrin

festa-e-fiter-bajramit,-presidentja-osmani:-le-te-sherbeje-kjo-dite-per-t’u-ofruar-me-njeri-tjetrin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot në ditën e Fitër Bajramit ka uruar qytetarët që ta kalojnë në një atmosferë dashurie, shprese, solidariteti e humanizmi.

Osmani thekson se kjo festë që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, karakterizohet me solidaritet ndërnjerëzor, një trashëgimi e jona e bartur ndër breza.

“Le të shërbejë kjo ditë feste për t`u ofruar me njëri-tjetrin, sikurse edhe për t`i mbështetur njerëzit e tjerë në nevojë.

U pranofshin lutjet tuaja dhe sakrifica përgjatë muajit të Ramazanit dhe ju përcjelltë gjithnjë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja!”, përfundon urimin e para e shtetit.

Related posts

Pas muajsh tensionesh midis dy vendeve për luftën në Gaza, Brazili tërheq ambasadorin nga Izraeli

admin

Miratohet leja, izraelitët do të ndërtojnë ‘Datacenter-in’ e parë në Shqipëri

RTI

Kuvendi mban seancë solemne për Ditën Memoriale të të mbijetuarve të dhunës

Muhamet Ramadani