Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me tërmetin më të madh të ndodhur vitet e fundit në Turqi, ku lëkundjet janë ndier dhe në Siri.
Përmes një postimi në ‘Twitter’, Rama shpreh dhimbjen për jetët e humbura nga tërmeti, ku shton se një mision shpëtimi do të niset sot në Turqi.
Postimi i plotë:
Thellësisht i pikëlluar për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që patën humbje jete dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve.
Një mision shpëtimi do të niset sot për në Turqi.