RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rezulton i rremë edhe alarmi i dytë për bombë në Aeroportin e Prishtinës

rezulton-i-rreme-edhe-alarmi-i-dyte-per-bombe-ne-aeroportin-e-prishtines

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe alarmi për bombë që e kanë pranuar rreth orës 19:00 ka rezultuar të jetë i rrejshëm.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Rasti po trajtohet nga njësitet kompetente”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Të hënën rreth orës 16:00 Policia e Kosovës kishte pranuar edhe një alarm tjetër për bombë.

Pasi që udhëtarët dhe personeli ishin evakuar, zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, ka njoftuar se alarmi ka rezultuar të jetë i rremë.

Related posts

Qeveria në diskutime për format dhe mënyrën e vendosjes se pagesës për shfrytëzim të autostradave

Muhamet Ramadani

UNIFIL: Situata në kufirin Liban-Izrael “jashtëzakonisht e ndjeshme”

Muhamet Ramadani

Turqia bën thirrje për qetësi në veri të Kosovës mes përleshjeve

Muhamet Ramadani