RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rezulton i rremë edhe alarmi i dytë për bombë në Aeroportin e Prishtinës

rezulton-i-rreme-edhe-alarmi-i-dyte-per-bombe-ne-aeroportin-e-prishtines

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe alarmi për bombë që e kanë pranuar rreth orës 19:00 ka rezultuar të jetë i rrejshëm.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Rasti po trajtohet nga njësitet kompetente”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Të hënën rreth orës 16:00 Policia e Kosovës kishte pranuar edhe një alarm tjetër për bombë.

Pasi që udhëtarët dhe personeli ishin evakuar, zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, ka njoftuar se alarmi ka rezultuar të jetë i rremë.

Related posts

Triller në Indi, vjehrra ish-gjyqtare arrestohet për vrasjen e aktores dhe modeles së njohur, shkak paja e nuses! Në pranga edhe bashkëshorti avokat

admin

Kuvendi miraton 5 marrëveshje ndërkombëtare financiare, Osmani: 1,1 miliardë investime për Kosovën nga Plani i Rritjes së BE

admin

Kërcënimet me jetë ndaj Albin Kurtit, reagon policia e Kosovës: Kanosja përmes Facebook, personi banon në Serbi. Janë identifikuar të dhëna që ndihmojnë hetimin

admin