RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“La Repubblica”: Tërmeti në Turqi një mijë herë më i fortë se ai në Amatrice

“la-repubblica”:-termeti-ne-turqi-nje-mije-here-me-i-forte-se-ai-ne-amatrice

Një tërmet me magnitudë 7.9 ballë goditi Turqinë juglindore, ekuivalenti i 32 bërthamave atomike të Hiroshimës, një mijë herë më i madh se tërmeti i vitit 2016 në Amatrice , sipas të përditshmes italiane “La Repubblica”.

Në Turqi ky është një nga tërmetet më të forta të viteve të fundit.

Sipas Alessandro Amato, një sizmologu në Institutin Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, goditja nga tërmeti ishte një mijë herë më e fortë se ajo që goditi Amatrice në vitin 2016 dhe 30 herë më e fuqishme se ajo që shkatërroi Irpinia në 1980.

“Normalisht në këtë zonë, regjistrohen lëvizje të pllakave prej rreth 10 milimetra në vit”, tha Aybige Akinci, një studiuese turke në Ingv, Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.

Këtë herë, në pak sekonda, pllaka e Anadollit, një pllakë tektonike kontinentale që përfshin pjesën më të madhe të gadishullit të Anadollit (Azisë së Vogël dhe vendin e Turqisë), bëri një kërcim prej tre metrash në jugperëndim, me një lëvizje rrëshqitëse krahas pllakës arabe.

“Ndarja ishte e madhe, me një gjatësi prej 150 kilometrash. Tërmeti përfshiu një sipërfaqe prej qindra kilometrash katrorë”, tha Akinci.

Tërmeti shkatërroi banesat dhe qytetet në Turqi dhe Siri. Lëkundjet u ndjenë edhe në Liban dhe Qipro. Ai shkaktoi deri në 28 lëkundje të njëpasnjëshme me intensitet të konsiderueshëm, dhe me një magnitudë më të madhe se 4.

Menjëherë pas tërmetit të madh të orës 2:17 të së hënës me magnitudë 6.7 ballë, një tërmet i dytë i madh 7.5 ballë goditi rajonin pas orës 11 të mëngjesit.

“Një tërmet kaq i fortë në atë zonë ndodhi në vitin 859”, kujton Akinci.

“Nëse shikojmë të gjithë planetin, duhet të kthehemi në vitin 2016 në Ekuador dhe një vit më parë në Afganistan, ku u raportuan rreth 9 000 të vdekur”, tha ajo. /atsh

Related posts

Greqia tronditet nga dy tërmete të forta, ja sa ishte magnituda

admin

Forca paqeruajtëse dhe misioni i OKB-së paralajmërojnë për përshkallëzim më të gjerë midis Iz’raelit dhe He’zbollahut

admin

Takimi Burns-Kurti, deputeti zbardh prapaskenat: Është diskutuar edhe beteja kundër shërbimeve sekrete të Rusisë

admin