RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Greqia dhe Turqia rifillojnë marrëdhëniet diplomatike pas tërmetit

greqia-dhe-turqia-rifillojne-marredheniet-diplomatike-pas-termetit

Tërmetet shkatërruese në Turqi kanë nxitur kontaktin e parë të drejtpërdrejtë midis kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan pas disa muajsh.

“Në emër të popullit grek, shpreha ngushëllimet e mia më të thella për viktimat dhe përsërita gatishmërinë tonë për të ofruar të gjithë ndihmën e mëtejshme të nevojshme”, shkroi Mitsotakis në Twitter pas një bisede telefonike me presidentin turk.

Erdogan deklaroi gati 10 muaj më parë se do të ndërpriste marrëdhëniet diplomatike me liderin grek, për shkak të tensioneve të larta mbi të drejtat sovrane në Detin Egje dhe në Mesdheun lindor.

Megjithatë, dje në mëngjes, Greqia ishte një nga vendet e para që ofroi ndihma për banorët e prekur nga tërmeti në Turqi, duke dërguar menjëherë një ekip shpëtimi.

Dy anëtarët e NATO-s kishin shfaqur solidaritet me njëri-tjetrin gjatë tërmeteve të rënda në Turqi dhe Greqi në vitin 1999. Kjo ndihmë, e njohur si “diplomacia e tërmeteve” ndihmoi në lehtësimin e marrëdhënieve të tensionuara, në atë kohë. /atsh

Related posts

Joseph: SHBA e BE përmes Kievit ta çojnë Kosovën drejt njohjes ndërkombëtare. Greqia është gati, Spanja mund të lëvizë

admin

VIDEO/ Plagosja e kryeministrit të Sllovakisë, autori qëlloi 4 herë, por… Momenti kur Fico transportohet në spital, ndërsa policia neutralizon autorin

admin

Deputetët evropianë kritikojnë trajtimin izraelit të aktivistëve të flotës së ndihmës me destinacion Gazën

Kushtrim Guraj