RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Murati: Buxheti i Prishtinës u përdor për qëllime elektorale

murati:-buxheti-i-prishtines-u-perdor-per-qellime-elektorale

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se buxheti i Prishtinës është përdorur për qëllime elektotale.

Në një konferencë për media ai tha se kryeqyteti ka punuar me 1/12 e buxhetit emergjent.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, në mungesë të kauzave të vërteta politike, ka vendosur të sabotojë, të marrë peng qytetarët e Prishtinës dhe të mbajë peng qytetin e Prishtinës, duke bërë betejën politike në kurriz të tyre. Nuk besoj se kanë kaluar dy javë prej kur nga kryetari i Komunës së Prishtinës dëgjonim se si do të transformohet trafiku urban, ndërsa tani nga transformimi kemi kaluar në ‘bankrotim’; po shihet qartë se po shtohet kjo propagandë që po bëhet. Në mungesë të kauzave politike kjo po keqpërdoret, madje po shfrytëzohet në kurriz të qytetarëve duke u mohuar atyre shërbime publike, vetëm e vetëm që të fajësohet qeveria apo Ministria e Financave.”

Related posts

BE: Nuk ka mungesë aktuale të karburantit, përgatitet për ndërprerje të mundshme të furnizimit me karburant aviacioni

admin

Kosovë, Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ: Sot mbyllet afati i aplikimit për akreditim i vëzhguesve dhe mediave

admin

Arrijnë në Kosovë rreth 300 trupat britanike të KFOR-it

Muhamet Ramadani