RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Pakistani dërgon ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi

pakistani-dergon-ekipet-e-kerkim-shpetimit-ne-turqi

Pakistani, me udhëzimin e kryeministrit Shahbaz Sharif, dërgoi ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi për shkak të tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 në Kahramanmaraş, transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës së Kryeministrisë së Pakistanit, një ekip kërkim-shpëtimi prej 50 personash dhe 25 tonë ndihma është nisur mëngjesin e sotëm drejt Turqisë me aeroplanin e Pakistan International Airlines (PIA).

Në deklaratën nga ushtria pakistaneze thuhet se avioni transportues C-130 i forcave të armatosura është nisur nga baza ajrore Chakala në Rawalpindi për në Adana.

Në deklaratë thuhet se aty ishte një ekip i trajnuar për kërkim-shpëtim me pajisjet e nevojshme, një ekip ndihmës mjekësor i përbërë nga mjekë, infermierë, teknikë, një spital i lëvizshëm 30 shtretër dhe materiale të ndryshme ndihme.

Sonte nga Lahore në Istanbul do të transportohen me avionë C-130, 7 tonë materiale ndihme, përfshirë çadra dimërore, batanije dhe produkte të tjera.

Në anën tjetër, nga dita e nesërme, nga Islamabadi dhe Lahore me fluturime ditore të ANP-së do të dërgohen 15 tonë ndihma humanitare dhe ekipe mjekësore në Turqi dhe Siri.

Related posts

Evropa mban numrin më të lartë të refugjatëve që nga viti 2016

Muhamet Ramadani

Indi, 16 të vd’ekur nga vala ekstreme e të nxehtit

admin

Ministri polak: Polonia është në “luftë kibernetike” me Rusinë

Muhamet Ramadani