RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Emiratet e Bashkuara Arabe, 100 milionë dollarë për Turqinë dhe Sirinë

emiratet-e-bashkuara-arabe,-100-milione-dollare-per-turqine-dhe-sirine

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan ka urdhëruar ndarjen e 100 milionë dollarëve për të mbështetur dy shtetet e prekura nga tërmetet, Turqinë dhe Sirinë, njoftoi të martën agjencia shtetërore e lajmeve WAM.

Mbi 5.000 persona raportohet se kanë vdekur, pasi një tërmet prej 7.8 ballësh goditi në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj.

Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në dhjetë qytetet e prekura nga tërmetet: Gaziantep, Kahramanmarash, Hatai, Osmanije, Adijamana, Malatia, Shanlëurfa, Adana, Dijarbakër dhe Kilis.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme vjen në kohën kur në Turqi dhe Siri po vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar personat që besohet se kanë mbetur nën rrënojat e mijëra ndërtesave të shkatërruara nga tërmetet e fuqishme që goditën këto dy shtete. /tch

Related posts

Rritet në 623 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nepal, mbi 1.100 të zhdukur

RTI

OKB: Më shumë se 560 liderë të të drejtave të njeriut u vranë në Kolumbi për 5 vite

admin

Kryeministrja finlandeze: Nuk ka probleme të mëdha me aplikimin e Finlandës në NATO, ndoshta disa me Suedinë

admin