RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministrja finlandeze: Nuk ka probleme të mëdha me aplikimin e Finlandës në NATO, ndoshta disa me Suedinë

kryeministrja-finlandeze:-nuk-ka-probleme-te-medha-me-aplikimin-e-finlandes-ne-nato,-ndoshta-disa-me-suedine

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, ka deklaruar se nuk ka probleme të mëdha me aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO, por mund të ketë disa me Suedinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një panel në Davos, kryeministrja Marin tha se procesi i anëtarësimit duhet të ishte më i shpejtë, duke shtuar se të dy vendet janë plotësisht të përgatitura dhe i kanë përmbushur të gjitha obligimet.

“Nuk ka problem aq të madh me Finlandën, ndoshta disa me Suedinë. Por nga këndvështrimi ynë, është shumë e rëndësishme që Suedia dhe Finlanda të shkojnë së bashku në NATO, sepse ne ndajmë të njëjtin mjedis sigurie”, tha Marin pasi u pyet nëse ka ndonjë pengesë, siç janë kundërshtimet e Türkiyes për shqetësimet e saj të sigurisë.

Sipas një memorandumi të nënshkruar qershorin e kaluar midis Türkiyes, Suedisë dhe Finlandës, dy vendet nordike u zotuan të ndërmarrin hapa kundër terroristëve për të fituar anëtarësimin në aleancën e NATO-s, të cilën ata po e kërkojnë në dritën e luftës në Ukrainë.

Që ndonjë anëtar i ri të pranohet në aleancë nevojitet marrëveshje unanime nga të gjitha anëtarët e NATO-s, përfshirë Türkiyen.

Türkiye ka vlerësuar disa hapa të ndërmarra nga Suedia dhe Finlanda, por thotë se vendet duhet të bëjnë më shumë, veçanërisht pas një demonstrate provokuese terroriste javën e kaluar në Stokholm, që kërcënoi drejtpërdrejt presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan.

“Ne jemi ende në pritje të dy vendeve. Një prej tyre është Hungaria, e cila do ta ratifikojë sapo të fillojë periudha e tyre parlamentare. Türkiye, kjo është një çështje tjetër. Ne diskutuam dhe ramë dakord në samitin e NATO-s për hapat që do të ndërmarrim dhe i kemi ndërmarrë ato hapa. Tani presim që Türkiye ta ratifikojë”, tha Marin.

Related posts

Pro-palestinezët mblidhen jashtë Shtëpisë së Bardhë për të protestuar ndaj vizitës së Netanyahut

Irfan Jahiu

Liderët evropianë të shqetësuar për mbërritjet masive të emigrantëve në enklavën spanjolle Ceuta

Irfan Jahiu

Vuçiq takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe në Beograd

admin