RTV AHIRETI
Shëndetësi

​Nëse i sterilizoni shishet, mund të mbroni beben nga diarreja dhe të vjellat

​nese-i-sterilizoni-shishet,-mund-te-mbroni-beben-nga-diarreja-dhe-te-vjellat

Nëse i sterilizoni shishet, mund të mbroni beben nga diarreja dhe të vjellat

Deri kur është e nevojshme dhe si t’i sterilizojmë ato në mënyrën e duhur. A duhet t’i sterilizojmë shishet e bebes apo jo, është një temë e cila shpesh nxit debate të shumta te prindërit.

Megjithatë, OBSH-ja këshillon që pajisjet e ushqyerjes së bebeve, duke përfshirë shishet dhe biberonët, të sterilizohen derisa fëmija t’i mbushë të paktën 12 muaj, transmeton Telegrafi.

Si ta sterilizoj shishen me biberon?

Para sterilizimit është e nevojshme që:

Ta pastroni shishen, biberonin dhe shishen në ujë të ngrohtë me lëng, sa më parë që të jetë e mundur pasi ta keni ushqyer beben.

Përdorni një brushë të pastër për pastrim të shisheve dhe një brushë të vogël për pastrim të biberonit. Mund ta rrotulloni mbrapsht biberonin, pastaj ta lani në ujë të ngrohtë me lëng. Mos përdorni kripë për pastrim, sepse mund të bëjë rrezik për beben tuaj.

Lani gjithë pajisjen në ujë të pastër, të ftohtë, të rrjedhshëm para sterilizimit.

Metodat më të mira të sterilizimit

Sterilizimi me avull

Ka disa lloje të ndryshme sterilizuesish, prandaj është e rëndësishme të ndiqni udhëzimet e prodhuesit.

Sigurohuni që vrimat në shishe dhe gjilpëra të jenë të kthyera nga poshtë në sterilizues.

Sterilizimi me zierje

Kontrolloni që shishja dhe biberoni të jetë të sigurt për temperatura të larta dhe zierje.

Vendosni pajisjen e sterilizimit në një tenxhere të madhe me ujë dhe lëreni të ziejë për 10 minuta. Sigurohuni që pajisjet të qëndrojnë nën sipërfaqen e ujit.

Mos harroni se biberonët dëmtohen më shpejt me këtë metodë, ndaj kontrollojini rregullisht sepse biberoni i dëmtuar nuk duhet të përdoret nga fëmija.

Related posts

Qumësht dhe mjaltë çdo mëngjes, këto janë përfitimet

admin

Si ta përgatisni shurupin e xhenxhefilit për ta trajtuar kollën?

admin

Luftojeni të nxehtin duke u hidratuar me këto ushqime

rezart morina