RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ekipi i kërkim-shpëtimit nga Kosova niset drejt Turqisë

ekipi-i-kerkim-shpetimit-nga-kosova-niset-drejt-turqise

Një ekip prej gjashtë anëtarësh të Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit të Kosovës janë nisur drejt Turqisë për t’i dal në ndihmë popullatës atje që është prekur nga tërmeti i fuqishëm i së hënës.

Kryetari i kësaj shoqate Mahir Hasani, dha detaje në një lidhje direkte për Klan Kosova.

Hasani tha se një nga arsyet e kësaj iniciative është se Turqia e ka ndihmuar Kosovën mjaft gjatë luftës.

“Ne në mënyrë simbolike kemi shprehur dëshirën tonë të shkojmë atje dhe me forcat tona sa i kemi për t’ju ndihmuar”, tha Hasani.

Tërmeti i së hënës tronditi Turqinë dhe Sirinë.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte provinca Gaziantep.

Fuqia e lëkundjes së tokës ishte 7.8 ballë.

Deri më tani raportohet se numri i viktimave si pasojë e këtij tërmeti ka shkuar mbi 15 mijë.

Related posts

SHBA-ja thirrje Serbisë dhe Kosovës të bëjnë lëshime për uljen e tensioneve

admin

Guantanamo i Izraelit: Përdhunime në grup në burgun Sde Teiman

RTI

Myftiu Tërnava mbikëqyri punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

admin