RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Humbjet ekonomike nga tërmeti në Turqi e Siri mund të arrijnë në 4 miliardë dollarë

humbjet-ekonomike-nga-termeti-ne-turqi-e-siri-mund-te-arrijne-ne-4-miliarde-dollare

Më shumë se 19,000 njerëz kanë humbur jetën në tërmetin e së hënës dhe dhjetëra mijëra të tjerë humbën shtëpitë e tyre. Kjo ka ndikuar në rritjen e frikës se ndikimi ekonomik në rajon mund të jetë i madh.

Agjencia e vlerësimit “Fitch” vlerëson se fatkeqësia mund të shkaktojë humbje ekonomike që tejkalojnë 4 miliardë dollarë, raportoi BBC-ja të enjten.

“Humbjet ekonomike janë të vështira për t’u vlerësuar pasi situata po evoluon, por ato duket se ka të ngjarë të kalojnë 2 miliardë dollarë dhe mund të arrijnë në 4 miliardë dollarë ose më shumë”, ka bërë të ditur Fitch

Tërmeti ka goditur Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore mëngjesin e së martës, me shkallë prej 7,8 të Rihterit.

Shumë shtete i kanë ndalë në ndihmë dy vendeve duke dërguar ekipe mjekësore dhe të shpëtim-kërkimit, derisa një ditë më parë, Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se po organizon një konferencë të donatorëve, e cila do të mbahet në muajin mars për të mbledhur fonde për të prekurit nga tërmeti. /koha

Related posts

Siri, përleshje mes organizatës te’rroriste PKK/YPG dhe forcave të re’gjimit në Deir ez-Zor

admin

“Armëpushimi është kurth”- Zelensky: Trump rrezikon të jetë ‘president humbës’ nëse imponon një marrëveshje të keqe për Ukrainën

admin

Barack dhe Michelle Obama elektrizojnë demokratët, mbështesin fuqishëm Nënpresidenten Harris

admin